???
                           

         U lind nė Shipkovicė, nė vitin 1954. Shkollimin fillestar dhe atė tė mesmin, i  kreu nė vendlindje dhe Tetovė, Akademinė Pedagogjike nė Shkup, ndėrsa Fakultetin Filologjik (Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare), nė kuadrin e Universitetit tė Kosovės, nė Prishtinė.

Disa nga artikujt e tij publicistikė, i firmos nėn pseudonimin Kujtim Mani. Librin e parė me poezi, Lulja e fatit, ia botoi  Shtėpia Botuese e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, nė kuadrin e Shtypshkronjės “A.Z. Ēajupi” (Tiranė, 1993). Recensentė tė kėtij vėllimi, pėr kėtė  zog me zemėr tė brishtė, janė dy nga titanėt e letėrsisė shqiptare: Adriatik Kallulli dhe Abdylazis Islami.

Poezia e Iljaz Osmanit, sipas Kalullit, ėshtė “edhe e veēantja, edhe e pėrgjithshmja, edhe ajo qė kuptohet lehtėsisht prej shumicės, por edhe ajo qė kėnaq e komunikon me disa”. Poezia e kėtij Zogu me Zemėr tė Brishtė, sipas njė dhėndėrri tė Shipkovicės (Abdylazis Islami), ėshtė impresioniste, e pėrshkuar me elemente tė romantizmit, por nė thelb, ėshtė poezi moderne. Mėnyra e shprehjeve tė tij ėshtė baraz me pasqyrimin e shpirtit tė tij tė ndjeshėm ndaj raporteve tė jetės, ose raportet e jetės e kanė krijuar si tė tillė.

Rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit, ndėrlidhen ngushtė, edhe me botėn katolike

Duke filluar nga prilli i vitit 1995,  Iljaz Osmani redakton dhe boton revistėn pėr kulturė, art dhe ēėshtje shoqėrore Vlera, duke prezentuar, pos vlerave tė shkruara, edhe fotografitė e smadhuara nė ballinė, tė do personaliteteve tė shquara shqiptare si Dora d’Istria, At Gjergj Fishta, Naim Frashėri, Faik Konica,  Ismail Qemali, Josif Bageri, Lasgush Poradeci, Sadudin Gjura, Nėnė Tereza, Thoma Kacori, Flora Brovina. Guximi i tij intelektual, kombėtar dhe konfesional, shkon deri atje saqė boton pėr herė tė parė nė kėto troje, nė faqet e Vlerės, kryevlerat hyjnore tė krishtėrimit: portretin e smadhuar nė kolor, tė Shėn Mėrisė, e shoqėruar me do ikona tjera, vepra tė njė shqiptari katolik nga Tirana, me tė cilin edhe u vėllazėruan, pėr ua pėrkujtuar gjeneratave qė vijnė, se rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit, ndėrlidhen ngushtė, edhe me botėn katolike. 

Libri i dytė i tij mban titullin Hapi sytė. U botua nė vitin 2000, nė kuadrin e Klubit Letrar ’94, tė Tetovės. Ėshtė fjala pėr njė pėrmbledhje prozash tė shkurtėra shqipe,  tė cilat i ka vlerėsuar lart pėrmes njė eseu tė shkėlqyer, dr. Luan Topēiu, lektor i Gjuhės Shqipe, pranė Universitetit tė Bukureshtit.

 Medalionet poetike nė prozėn e Iliaz Osmanit

 Me vėllimin nė prozė “Hapi sytė”, tregime, Klubi letrar 94, Tetovė 2000, krijuesi Iliaz Osmani na propozon njė formulė tė posaēme narrative. Ai provokon format tradicionale dhe konvencionale tė rrėfimit dhe ndonėse na fton pėr tė lėēitur tregime na ofron diēka “sui generis”.

Autori i kėtyre krijimeve ndodhet nė njė terren tė midisshėm, midis poezisė dhe prozės, mes dėshirės pėr tė rrėfyer dhe asaj pėr tė esencializuar fenomenin, midis sporadikes e spontanes dhe fenomenit universal e tė qėndrueshėm. Pikėrisht i nisur nga kėto dy prirje, qė rezultati i secilės do tė ishte ose prozė tradicionale ose poezi e mirėfilltė, nga gėrshetimi i kėtyre tendencave do pėrftojmė njė prozė poetike. Besojmė se ky ėshtė dhe shpjegimi teorik i “recetės narrative” tė sugjeruar nga prozatori i talentuar Iliaz Osmani.

Autori i kėtij libri herė shtjellon paradigmėn e njė fjale, tė njė ideje, herė ngurtėson njė ēast, njė moment, tė zhveshur nga aksesorėt e njė rrėfimi klasik, duke hequr elementėt hyrės, mbyllės apo sqarues. Proza e Iliaz Osmanit, herė merr trajtat e njė teksti eseistik, i zhveshur nga elementėt e subjektit, herė u mėshon elementeve fragmentare qė sjellin,  evokojnė dhe rindėrtojnė tėrėsinė. Proza e kėtij krijuesi e fton lėēitėsin pėr bashkėpunim, pėr plotėsim tė pjesėve mungesore, pėr pasurim imagjinativ apo ideor.

Prozatori dallohet pėr njė shpirt tė hollė vėzhgues, posaēėrisht nė rrafshin psikologjik e veēanėrisht nė atė psikoanalitik. Medalionet, etydet, skicat, e hartuara nga Iliaz Osmani kanė  nė qendėr tė tyre njė nyjė psikologjike qė zhvillohet me rrafshe psikoanalitikė. “-Kujto njė ujėvarė, ashtu, ngjitja sytė asaj. Ndiqe deri nė fund tė pėrplasjes, deri tė shkuma, disa herė me  rradhė, deri sa tė tė zė gjumi, ose: - Njė lėndinė e stėrkuqur nga dielli dhe sikur njė puhizė e lehtė ere e mballon pėr perėndim bukėn e grurit tė pjekur, i duhet tė ndjekėsh me vėmendje, duke i shkaktuar vehtes njė qetėsim. Kėshilla e parė mė la pėrshtypje mė tė madhe. Ashtu, nė vend qė vetėm me sy e mendje tė shkoj pranė ujėvarės, unė nga pėrkėdhelja qė mė shkaktoi kjo, shkova i tėri atje. U afrova afėr ujėvarės, mu nė kokė tė saj, ia ngjita sytė, i laga me ujin hidhėrak. Pėrplasja e ujit mė shkaktonte kėnaqėsinė mė tė mirė, saqė nė fund njė dorė dallge mė kapi lehtė kokėn, qetė mė lėshoi me mėshirėn mė tė madhe. Kėshtu e ndjeva veten nė kokėl tė shpinės mes asaj shkume tė bardhė e cila sikur me duar tė buta mė rrotullonte pėrreth njė shtjelle pambuku” (Gjumi mbi gjemba).

Proza e shkurtėr e kėtij autori bazohet gjėrėsisht nė asosacionet ideore, vizuale, onirike, duke trajtuar me delikatesė e me njė ndjeshmėri tė hollė botėn njerėzore. Herė i qartė semantikisht, herė hermetik e psikoanalitik duke trajtuar absurdin, herė duke fshikėlluar tė keqen, herė ironik e herė sarkastik, herė i rrėmbyer nga butėsia dhe brishtėsia e ndjenjave, herė i zemėruar nga padrejtėsitė njerėzore, I. Osmani na jep njė gamė tė pasur regjistrash tė natyrės shqiptare.

Pas vėllimit tė parė e tė sukseshėm poetik “Lulja e fatit”, botuar para disa vitesh nė Tiranė, Iliaz Osmani vjen para lexuesit shqiptar me njė pėrmbledhje tė prozės sė shkurtėr. Pėrpjekjet stilistike tė kėtij autori nuk zhvillohen nė njė terren djerrė, por nė  terrenin pjellor tė traditės sė prozės sė shkurtėr shqipe. Nėn vazhdėn e ndritur tė Migjenit, Nonda Bulkės, Anton Pashkut e Zenhulla Rahmanit, Iliaz Osmani na sugjeron njė formulė tė re e sugjestive dhe moderne, si njė bizhuteri plot shkėlqim, tė prozės shqipe, tė cilėn meriton ta lėvrojė edhe mė tej.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com