Pas lėēitjes sė njė antologjie
poetike me kopertina tė bukura qė ta pėrkujtojnė Hazbi Shaqirin me flamur nė
dorė, duke shfletuar pastaj shėnimet e shkėputura nga ditari, kuptojmė se
autori i librit Mėrgimtari, Ibrahim Guri, ka lindur nė Shipkovicė, mė
20 mars tė vitit 1949. Nuk e dimė nė do na hidhėrohet po qe se themi tė
vėrtetėn, se ka lindur nė Izerishte, ėshtė shkolluar nė Puēalen, dhe ka vajtur
pėr tė siguruar ekzistencėn, sė pari nė fshatrat vllehe tė Maqedonisė, pastaj
nė Istri, Suedi, dhe mė nė fund, nė Hamburg tė Gjermanisė. E mbajmė mend si
nxėnės i klasės sė katėrt. Rrinte nė njė bangė, duke patur pėr roje mėnjanė,
Habibin e las Shuip, ndėrsa nė anėn tjetėr, Reshatin e rojtarit tė pyllit. I
kishte qejf shakatė dhe ato nuk i ka braktisur as tani, kur kanė filluar ti
thinjen flokėt. Shkrimtari qė e braktis humorin, mė mirė e ka ta thejė
pendėn, thot njė fjalė e urtė. Dhe ka tė drejtė, autori nė fjalė, kur i
pėrqesh ata qė i harrojnė etėrit e vet, qė i rritėn duke shitur krande, te
Xhamia e Pashės.
Mėrgimtari i Hamburgut shqiptar
Ibrahim Guri, veprimtar i dalluar i Shoqatės Shqiptare Verrat e Llukės, merr
guximin dhe shkruan vjersha patriotike, pėr ti pėrmbledhur ato nė njė vėllim
simpatik, qė ti pėrkujtojnė veprat e para tė rilindasve tanė. Librin e boton
nė kuadrin e Editurės Konica, qė funksiononte nė Tetovė, nė kohėn kur
ajo drejtohej nga ish-kryetari i Shoqatės sė tė persekutuarve politikė
shqiptarė, Xhevat Ademi (1998). Ėshtė fjala pra, pėr vėllimin poetik
Mėrgimtari, e shkruar nė njė gjuhė tė kuptueshme, e ngarkuar me motive
fshatarake, ku predominojnė ato tė atdhedashurisė.
Bėre Zemrėn Gur, si Shqipja mbi
Flamur!
E preferojmė kėtė lojė fjalėsh,
duke i shėnuar emrat me shkronjė tė madhe. Tekefundit, kėshtu veprojnė edhe
gjermanėt, qė ua dhanė shansin prindėrve tanė, ti pėrjetojnė ca vite, nė
kuadrin e Shqipėrisė Reale (1941-1945). Pastaj, pse mos ti respektojmė me
shkronjė tė madhe, do emra me domethėnie tė madhe: Zemra, Zoti, Guri, Qielli,
Shqipja, Dielli, Flamuri
Vepra nė fjalė, ngėrthen nė vete rreth dyzet poezi,
pėrmes tė cilavet, gjatė kohė para vitit tė botimit (1998), autori e parandjen
tė vėrtetėn se Do tė na ēlirojė Amerika, duke ia ngritur moralin
shqiptarit pėrmes sintagmave lirike Bėre zemrėn gurė/ si shqipja mbi
flamur/
ti tregojmė botės mbarė/ se jemi gjak shqiptar. Shqiptarė sipas
tij, janė trima krenarė, tė fortė, tė urtė, tė dashur, zemėr-bardhė. Janė
sokola malesh, tė gatshėm pėr ta derdhur gjakun si ar, pėr bashkimin kombėtar.
Frymėzimet lirike tė autorit, ndėrlidhen ngushtė me kontributet
e tij konkrete, qė ka dhėnė pėr themelimin e njė varg shoqatash shqiptare nė
Suedi dhe Gjermani: Verrat e Llukės, Ibe Palikuqi, Bashkimi, Hasan
Prishtina, Jusuf Gėrvalla, etj. Nė kuadrin e tyre, ka patur fatin tė njohė
intelektualė e atdhetarė tė dėshmuar: Adem Demaēin, Ramadan Osmanin, Ajdin
Abazin, etj. Amaneti i nėnės, Dashuria pėr fėmijėt, Flamuri Shqiptar,
fshati im i dashur, Liria, Gjuha Shqipe, Mėrgimtari, O Atdhe i dashur, Populli
i ndaluar, Porosia, Shekujt po kalojnė, Simbolet kombėtare, Universiteti i
Tetovės, Zėri i shqiptarit ja vetėm disa nga titujt e vjershave tė tij,
qė tingėllojnė si njė poezi nė vete. Po ndalemi vetėm te njėra prej tyre,
titulli i sė cilės ndėrlidhet me emrin e katundit ku kemi parė pėr herė tė
parė, dritėn e diellit shqiptar:
Shipkovica
Shipkovica tokė shqiptare.
Me shekuj su trembe fare.
Nėpėr pėrpjekje ke qenė:
Gjithmonė krenare.
Nė luftė me pushtuesit,
Dole fitimtare.
Dhe kurrė su pėrkule:
As nga osmanėt,
As nga krajlėt.
Gjithmonė marshon pėrpara,
Ti Shipkovicė e kuqe,
Do tė mbetesh krenare
Deri nė fitore.
Defilon kėtu pra, historia e
fshatit shqiptar, dhe e shpirtit tė tij, pėrherė fitimtar. Pėr tu bėrė anėtar
i Shoqatės tė Shkrimtarėve tė Shipkovicės, duhet tė kesh sė paku dy libra tė
botuar. Tė mirėseardhur pėr njė shoqatė tė kėtillė tė imagjinuar, janė edhe
Sadudini, edhe Lazimi, edhe Ibrahimi, edhe Jetmiri, edhe ndonjė autor tjetėr,
qė mund tė ketė vetėm njė libėr tė botuar, apo njė dorėshkrim libri tė
pabotuar, siē ėshtė rasti i Lazim Rexhepit. Ibrahim Guri, qė e braktisi nga
trojet e mbiemrit njė mbiemėr me konotacione tė pushtuesit osman, ėshtė njė
poet i ri shqiptar, me pak shkollė dhe me shumė shpirt. Ėshtė shqiptari qė
zhurritet nga malli i mėrgimtarit, pėr ti parė shtėpitė tona, me flamur
mbuluar, pėr ta parė flamurin e ngritur, pėrmbi majė tė Sharrit, nė qendėr tė
Shkupit, dhe kudo qė shqiptarėt, kėto simbole tė shenjta, i mbajnė me
krenari, pėr tė luftuar pėr Shqipėri.

|