???
                           

Lum e lum o i madhi Zot,

Pėrmbi atė pllajė mali,

Jehona tej, o Zot jehon,

Jehona, o Zot, na fton,

Janė vetėm tre barinj,

Tre barinj, o djem tė rinj,

Prej tė treve, dy kushėrinj,

Ai i vogli rri  hutuar

Thua ndihet pak i huaj,

Ngase vaun kur kaluan

N’atė uj tė turbulluar

Dy tė tjerėt shum’ menduan

Qė mė t’voglin ta mbysin

Edhe delet t’ia grabisin

Por kur ai u afrua

Delet duke i vėshtruar

Duket se diēka kuptoi

Mu pėrpara u ka dalė

Pse duan ta vrasin vallė?

-Kushėrinjt’ e mi tė dashur

Nėse mua do mė  vrisni

Afėr meje dua t’vini

Fyellin nga an’ e djathtė

Borinė nga an’ e majtė

Dhe kur era t’fishkėllejė

Fyelli fort tė fėrshėllejė

Nė ēdo pllaj’nė ēdo rrėpirė

Zėri tyre t’mė pėrpijė

Pėrtej malesh t’prindve t’mi

Le tu shkojė lajm’ i zi

Pėrtej bredhash e lėndinash

Burimesh me gurgullima

Ta dėgjojnė vėllezėrit e mi

Te ai burim i ftohtė

Ku dy dritėza flak’rojn’

Jan’ a s’janė dritėza

A sy gjarpėricash

Shi tė bjerė a bor’ tė zerė

Nuk i shuan asnjėherė

Se gjarpėri i ka ngrėnė

Vetėm njė trim e ka lėnė

Karhėrorin e coptuar

Gjithandej thikash i shpuar

Lidhur trupin, lidhur duan

Flet ngadalė i rrobtuar:

-Kush erdhi t’mė shpėtojė mua

Hajde vėlla, bab’ e nėnė

Se delet mi kanė zėnė

Dhe dorėn ma kanė prerė

Trupin ma kanė shtrėnguar

Bredhi shpinėn ma ka ngujuar

  
 
Pėrktheu: Baki Ymeri

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com