Shqiptarėt nė
Zvicėr prej 1431 deri mė 1940 (pasqyrė e shkurtėr)
NJĖ HISTORI E PASUR, E PANJOHUR, E
MARRĖDHĖNIEVE SHQIPTARE - ZVICERANE
Albert Ramaj
Nė
shumicėn e rasteve mendohet se kontaktet mes popullit shqiptar dhe zviceran
datojnė vetėm nga vitet 1960, dhe me kėtė pa tė drejtė lihet anash i tėrė
aktiviteti i atyre njerėzve shqiptarė qė kishin vepruar nė Zvicėr para
Luftės sė Dytė Botėrore. Ekziston njė lloj kontinuiteti i kontakteve
shqiptare-zvicerane madje qysh prej shekullit tė 15, qė nė e parė mund tė
duket absurde pasi qė deri vonė nuk kemi pasur shėnime pėr kėto gjėra.
Sipas tė
gjitha gjasave nė Zvicėr duhet tė jetojnė diku rreth 200 mijė shqiptarė,
shumica e tė cilėve janė nga Kosova, pastaj nga Maqedonia, Serbia jugore,
Mali i Zi dhe njė pjesė e vogėl nga Shqipėria. Rreth zanafillės sė pranisė
sė shqiptarėve nė Zvicėr nuk kemi ndonjė studim tė veēantė deri mė tani qė
mund tė shpjegonte historikisht kontaktet e para tė Zvicrės dhe popullit
shqiptar. Nė shumicėn e studimeve nė gjuhėn shqipe apo gjermane qė janė bėrė
rreth shqiptarėve nė Zvicėr merren nė konsideratė vetėm periudhat e pas
Luftės sė Dytė Botėrore, bile qė prej viteve 1960. Pėr fat tė keq, nė
shumicėn e rasteve mendohet se kontaktet mes popullit shqiptar dhe zviceran
datojnė vetėm nga vitet 1960, dhe me kėtė pa tė drejtė lihet anash i tėrė
aktiviteti i atyre njerėzve shqiptarė qė kishin vepruar nė Zvicėr para
Luftės sė Dytė Botėrore, apo edhe atyre zviceranėve qė kishin vepruar nė
Shqipėri.
Tė gjitha
shkrimet qė bėjnė fjalė rreth aktiviteteve shqiptare nė Zvicėr nuk janė tė
pėrfshira nė ndonjė libėr apo studim nė vete, por janė tė shpėrndarė nė
shumė artikuj apo pjesė tė ndonjė libri ku tėrthorazi ceken aktivitetet e
shqiptarėve nė Zvicėr (dhe tė zviceranėve nė Shqipėri), porse studim tė
thukėt nuk kemi nė kėtė drejtim. Duke parė kėtė mangėsi, Instituti Shqiptar
nė St. Gallen ka filluar me njė projekt qė do tė qes nė dritė kontaktet mes
popullit helvetik dhe atij shqiptar. Pikėrisht kolegu Zef Ahmeti ėshtė duke
u marrė intensivisht me kėtė temė dhe shpresojmė se do ta pėrfundojmė sė
shpejti me sukses. Jemi tė vetėdijshėm se tema ėshtė shumė e gjerė, por
shpresojmė se do tė ndriēojmė atė qė ėshtė e mundur.
Nuk duhet
harruar se ekziston njė lloj kontinuiteti i kontakteve shqiptare-zvicerane
qysh prej shekullit tė 15, qė nė e parė mund tė duket absurde pasi qė nuk
kemi pasur shėnime pėr kėto gjėra. Sidoqoftė rreth kėsaj nė pika tė shkurtra
do tė shohim mė poshtė.
Viti 1431 shėnon vitin e parė tė
dėshmuar tė kontakteve Zvicėr-Shqipėri
Kontaktet e
para nė mes Zvicrės dhe shqiptarėve datojnė qysh nė vitin 1431. Nė kėtė vit
ėshtė mbajtur Koncili i Bazelit nė tė cilin ishin ftuar zyrtarisht pėr tė
marrė pjesė dhe pėr tė debatuar mbi ēėshtjet kishtare tė asaj kohe edhe
etėrit kishtarė nga Shqipėria. Njė aktivist shumė i shquar nė kėtė koncil
ishte edhe Andreas von Kram, apo edhe qė ėshtė i njohur me emrin e tij
Andrea Zamometich. Zamometich ishte lindur mė 1420 nė Nin dhe vdes nė Bazel
nė vitin 1484. Ai kishte jetuar po ashtu edhe nė Granea tė Shqipėrisė, si
ipeshkėv i atij vendi. Kėtė mund tė gjejmė edhe nė leksikonet zvicerane. Ka
disa autorė shqiptarė qė mendojnė se ky person tė ketė mbiemrin Camaj apo
Camometich por kjo ėshtė mė shumė hipotezė dhe nuk duket tė ketė tė bėjė
shumė me tė vėrtetėn.
Nė vitin
1555 ėshtė shtypur libri i parė nė gjuhėn shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut,
kurse kemi autorė shqiptarė qė kanė shkruar nė gjuhėn latine, e mė i njohur
ndėr ta ėshtė Marin Barleti. Ai kishte botuar mė 1505 librin e tij "Rrethimi
i Shkodrės" nė gjuhėn latine dhe mė 1508 apo 1510 "Historinė e Skėnderbeut".
Ėshtė shumė interesant fakti se njė vit pas botimit tė Mesharit tė Buzukut,
pra mė 1556 ėshtė shtypur libri i Marin Barletit "Rrethimi i Shkodrės" (De
obsidione Scodransi) nė Bazel tė Zvicrės. Kjo jep dėshmi shumė tė fortė se
qysh nė atė kohė populli helvetik kishte interes pėr popullin shqiptar dhe
pėr kulturėn tonė apo ngjarjet qė ndodhnin nė atė kohė nė Shqipėri.
Franēeskani zviceran i quajtur Atė Filipo da Locarno kishte shkuar nė
Shqipėri nė vitin 1674. Atė Filipi ishte nga njė vend afėr Locarnos qė quhet
Lago Maggiorno. Ai kishte jetuar nė Lezhė, dhe rrethinė dhe po ashtu nė
Tivar. Ishte pėrkrahės i madh i shkollimit tė djelmoshave tė rinj shqiptarė.

Ėshtė
po ashtu pėr tu cekur edhe veprimtaria e arbėreshit, shkrimtarit Xhuzepe
Gangale (Giuseppe Gangale) (1898-1978), emri i tė cilit ka mbetur nė histori
jo vetėm pėr punėn e tij ndėr shqiptarėt, por edhe pėr veprimtaritė nė
mbėshtetje tė kulturės retromane tė Zvicrės, pėr tė cilėn ka shkruar edhe
gruaja e tij nga St. Gallen Margarita Uffer- Gangale.
Elena Gjika, autore e dhjetė
librave mbi Zvicrėn!

Elena Gjika, gruaja e parė qė
pushtoi majėn e alpeve zvicerane Mönch!
Njė
ndėr personalitetet e rėndėsishme tė kulturės shqiptaro-rumune ėshtė Elena
Gjika, e njohur gjithandej po edhe nė Zvicėr si Dora d`Istria.
Ajo kishte ardhur nė Zvicėr pas ndarjes prej burrit tė vet
Alexander Koltsov-Massalski mė 1855 dhe kishte kaluar shumė vite nė kėtė
vend. Elena Gjika ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme jo vetėm pėr kulturėn
shqiptare por edhe nė Zvicėr, gjė qė ka bėrė qė shumė hulumtues zviceranė qė
edhe sot e kėsaj dite tė merren me studimet e saj. Nga ajo janė tė botuar
diku rreth 10 libra (dhe disa artikuj) vetėm pėr Zvicrėn dhe historinė e
saj. Ato janė tė botuara nė gjuhėn gjermane, frėnge dhe italiane. Kishte
shkruar pėr Zvicrėn gjermane, pėr Zvicrėn franceze dhe italiane, dhe po
ashtu edhe pėr Zvicrėn retoromane dhe veprat e saj janė tė botuara nė Zvicėr
nė tė gjitha gjuhėt. Po ashtu shumė artikuj ajo i kishte botuar nėpėr
revista tė ndryshme tė Zvicrės dhe jashtė saj. Sidomos janė tė njohura
veprat e saj si: "Die deutsche Schweiz. Land, Volk und Geschichte". Zürich:
1860 (nė tri pjesė), "Une rencontre de voyage. Souvenirs de la Suisse ital".
Paris: 1861. "La Suisse allemande et l'ascension du Moench" Paris 1856, "Die
Deutsche Schweiz und die Bestegung des Mönchs", Zürich 1858, "Switzerland,
the pioneer of the Reformation; or La Suisse allemande", London, 1858.
Zvicra ėshtė
e njohur pėr malet e Alpeve. Njė ndėr majat kryesore tė Alpeve ėshtė edhe
maja e quajtur Jungfraujoch afėr Bernės, pikėrisht vendi qė quhet Mönch qė
gjendet nė lartėsinė mbidetare prej 4'107 metrash. Ėshtė shumė interesante
se kėtė majė pėr tė parėn herė nė tėrė historinė e Zvicrės e vizitoi si grua
pikėrisht Elena Gjika (Dora d`Istria), vetėm njė vit pas vizitės qė kishin
bėrė burrat nga Vjena, mė 1857. Ka shkencėtarė zviceranė qė mendojnė se mė
tė vėrtetė Elena Gjika ishte njeriu i parė qė kishte vizituar vendin Mönch
tė Alpeve tė Bernės, por nuk ka diskutim se ajo ishte gruaja e parė nė
histori qė vizitoi kėtė vend.
Autori Ernst
Jäckh nė librin e tij "Im türkischen Kriegslager durch Albanien" botuar mė
1911 bėn njė paralele shumė interesante tė Shqipėrisė
me Zvicrėn,
pikėrisht duke krahasuar banorėt e Kantonit Schwyz tė Zvicrės me malėsorėt
nė Shqipėri.

Shkrimtari
Andon Zako Ēajupi mė 1887 erdhi nė Zvicėr, pikėrisht nė Gjenevė ku studioi
drejtėsinė. Pėrfundoi nė Gjenevė studimet mė 24 tetor 1892 dhe mbeti aty
edhe mė vonė, ku edhe ishte martuar me vajzėn e quajtur Evgjenia, me tė
cilėn pati njė djalė, Stefanin. Evgjenia vdiq aty nga viti 1892.
Njė numėr i madh i rilindėsve
shqiptarė kanė jetuar pėr njė kohė nė Zvicėr
Nė Zvicėr
kishin jetuar pėrkohėsisht apo mė gjatė Faik Konica, Sami e Mid'hat
Frashėri, Lazėr Shantoja, Mustafa Kruja, Ismail Qemaili, Ali Kėlēyra, Fan
Noli, Pol Adamidhi, Leonik Tomeo, Gjergj Kokali, Ajet Libohova, Eqrem bej
Vlora, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Vissar Dodani, Naim Frashėri. Naim
Frashėri nuk ishte pėr shėrim nė Baden tė Austrisė siē shėnohet nė tė gjitha
shkrimet, por sipas gjitha gjasave ne Baden tė Zvicrės.
Gati 10 vite
kishte shėrbyer si prift Dom Lazėr Shantoja nė Le Motte tė Zvicrės dhe me tė
ishte po ashtu edhe e ėma e tij.

Aleksandėr Moisiu vdiq mė 22 mars 1935 dhe u varros nė
varrezat Morcote mbi liqenin e Luganos, nė Zvicėr. Qysh nė atė kohė Sami
Frashėri ia prezantoi Mid`hat Frashėrit idenė qė modeli zviceran i
bashkėjetesės dhe paqes tė realizohet edhe nė Shqipėri.
Kishte edhe zviceranė qė bėnė udhėtime nė Shqipėri, sikurse
ishte rasti i ēiftit tė posamartuar Heimann. Erwin Heimann ka shkruar njė
vepėr pėr udhėtimin e tij mė 1938 nėpėr Shqipėri dhe pėrjetimet e tij. Nė
Zvicėr janė botuar 4-5 revista shqiptare mes viteve 1903 deri mė 1936.
Gazeta "Shqipėria - Albanie" nė mes tė viteve 1903-1906 ishte
botuar nė Gjenevė.
Prapė, mė vonė mė 1915-1919, gjejmė njė revistė tjetėr me tė
njėjtin emėr, pra "Shqipėria - Albanie" qė ishte botuar nė Lausanne.

Nė Gjenevė ėshtė botuar "Liria Kombetare" - La Liberté
Nationale gjatė viteve 1925-1935. Po ashtu nė Gjenevė ėshtė botuar "Biblioteka
Zėri i Shqipėrisė" - La Voix de L`Albanie, mė 1935 dh 1936.
Janė tė njohur emrat zviceranė qė kanė shkruar pėr Shqipėrinė
pas vitit 1912 si: Karl Weber (1917), William Martin (Journal de Genčve),
Robert Kempner (1925), Robert Hodel (1927, NZZ), Lazarus Benkuz (1927),
Jakob Brand (1928), Jean Gabriel Shamorel (1928) dhe Erwin Heimann (1938).
Duhet cekur kėtu edhe leksikonin e njohur tė Zürich-ut
"Lexikon der Frau" nė tė cilin kishte shkruar pėr shqiptarėt dhe sidomos pėr
gruan shqiptare autori dhe mendimtari i njohur i asaj kohe Krist Maloki.Nuk
duhet assesi tė lihet anėsh edhe njė eveniment qė hyri nė historinė e
Kosovės. Fjala ėshtė pėr memorandumin e njohur mbi gjendjen e shqiptarėve nė
ish Jugosllavi dėrguar Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė qė mė 5 maj 1930 e
pėrpiluan dom Gjon Bisaku, dom Shtjefėn Kurti e dom Luigj Gashi. Ky
memorandum ėshtė ndoshta i pari si i tillė qė pėrmban detaje mbi gjendjen e
shqiptarėve nė Kosovė e Maqedoni dhe pėrmes tij bota e njohu gjendjen nė
Kosovė. Ky memorandum qė ėshtė bėrė nga tre priftėrinjtė nga Kosova
paraqiste njė guxim shumė tė madh pėr atė kohė, saqė ata e paguan kėtė gjė
me jetėn e tyre, pra u pushkatuan. Priftėrinjtė Bisaku, Kurti dhe Gashi
kishin bėrė kėtė gjė pėr tu bėrė zė i ndėrgjegjes sė tyre duke parė vuajtjet
e popullit tė tyre dhe gjendjen shumė tė vėshtirė tė shqiptarėve.
Dėshmi tė tjera pėr marrėdhėniet shqiptare-zvicerane Tė
vetėdijshėm se gjatė historisė mund tė ketė pasur edhe dėshmi tė tjera qė
flasin pėr kontaktet nė mes tė shqiptarėve dhe zviceranėve, drejtuesit e
Institutit Shqiptar (Albanisches Institut) tė St. Gallenit lusin lexuesit qė
njohin ose kanė nė dispozicion shkrime ose dokumente tė tjera me dėshmi me
dėshmi tė tilla, tė njoftojnė Institutin nė kėtė adresė: info@albanisches-institut.ch
(Autori ėshtė drejtues i Albanisches Institut St. Gallen)
Shkrimi ėshtė botuar te Zėri i ditės (botimi pėr perėndim),
e shtunė, 9 qershor 2007, fq. 10-11 |