???
                           

               SHQIPTARI I LISECIT E MBRONTE PALLATIN E NJĖ HEROI TĖ SHENJTĖ

Njė duzinė kilometrash.nė periferi tė Bukureshtit, nw njw zonw tw bukur turistike, gjendet Pallati i Konstantin Brėnkoveanut. Godina ka pamjen e njė muzeu kombėtar, me lulishte e ujėra tė kristalta pėrreth. Njė nga rojtarėt e kėtij objekti me vlerė kombėtare, ka qenė edhe shqiptari i Lisecit tė Tetovės, Refet Kadriu, i konsideruar nė literaturėn shkencore si “arnauti i fundit i Rumanisė”, qė ka ushtruar profesionin fisnik tė rojes, deri para disa vitesh, kur qe pensionuar. Nga ana e anėtarėve tė familjes sė tij, kuptojmė se aq i besueshėm ish malėsori i Sharrit, saqė autoritet e Pallatit, qysh nė kohėn e Ēausheskut, i dhanė njė parcelė dhe leje pėr tė ngritur shtėpi, nė oborrin e muzeut. Xha Refet jetoi deri para dy vitesh. Aty ka mbetur tani e veja e tij, Maria, qė e kalon pleqėrinė, nė shoqėri tė fqinjėve dhe tė kujtimeve mbi jetėn e lumtur, nė krahėt e njė shqiptari tė fuqishėm.

 “Buri im erdhi nė Rumani nė moshėn 16 vjeēare. Sė pari u vendos te daja i tij :Kadri Refet Ramadani, nė komunėn Balaēiu. Kemi dy fėmijė: Asllanin (i lindur mė 1955) dhe Hatixhen (1956). Edhepse ėshtė femėr, pėr Hatixhen mund tė themi se ėshtė kavaler i vuajtjeve dhe sukseseve. Pėr tė shpėtuar nga varfėria e sistemit ēaushist, para njėzet vitesh, merr lejen pėr tė vizituar farefisin nė Stamboll, dhe prej atje, nė vend qė tė kthehet nė Bukuresht, ua mbath kėmbėve pėr nė Amerikė”.  Derisa ish i ri, babai i saj, e braktis nėnshtetėsinė jugosllave, pėr ta pėrfituar nė vitin 1959, nėnshtetsinė shqiptare dhe njė pasaportė konzullare (nr.745), nga ana e Ambasadės Shqiptare nė Bukuresht. Shtėpinė e tij nnė Mogoshoajė, rregullisht e frekuentonte farefisi me prejardhje nga Liseci, si dhe diplomatė shqiptarė e dashamirė rumunė. Aq shumė e donte vendlindjen, saqė disa javė para se tė japė frymėn e fundit, i thoshte shoqes: “Haj sė merxhem akasa!” (Eja tė shkojmė nė shtėpi!), duke shtuar: Dua tė shkoj atje ku kam lindur! Dua ta shoh Ramizin, dua ta shoh motrėn time, Nebiun dhe djemtė e tij, qė janė rritur si lisa!”. Pastaj,  ashtu I zalisur nga sėmurja, shtonte: “Mė presin do njerėz te mahalla e Gjokės. Di marrėm kolt ene shkojm pėr dru!”.

Ja kėshtu e ka mėrgimi, kartografinė e pėrmallimit. Shqiptarėt janė tė etshėm, pėr muhabet dhe qerasje, na thot djali i tij, inzhenier Asllani. “Mė ka marrė malli ta shoh hijen e manit nė obor tė shtėpisė!”, i shkruante para 30 vitesh, Jusuf Hamzai nga Bukureshti,  vėllaut tė vet nė nė Siniēan tė Tetovės. Edhe axha Refet, digjej nga pėrmallimi pėr ta parė vendlindjen. Dhe i pėrmendte, para se tė japė frymėn e fundit, emrat e Hashimit, Enverit, Fatimes, Hamdies, Nazmijes, pjestarė kėto tė familjes patriotike tė Daut Memishit nga Sllatina. Pėrmallimi i shqiptarėve tė Sllatinės pėr vendlindjen , ėshtė poashtu i pakufishėm dhe i papėrshkrueshėm. Jo artikuj apo fejtone mund tė shkruhen pėr kėtė familje fisnike, edhe kjo me prejardhe nga Liseci, por libra tė tėrė. Merre me mend: Njėmijė km.larg vendlindjes, diku nė pllajet e Sllatinės, mes Danubit dhe Transilvanisė, na qenka njė shpat i ngjashėm me shpatijet e Lisecit. Dhe sa herė qė i kaplonte malli ndaj ndaj vendlindjes sė prindėrve tė tyre, qė ende s’e kishin parė, shqiptarėt e Sllatinės,  delnin tė dielave nė piknik, niseshin rrugės me ngazėllim, gjoja se me tė vėrtetė do tė shkojnė ta shohin Lisecin.

Xha Refetin dhe kėtė familje tė madhe, punėtore, fisnike e patriotike, e kanė vizituar para 30 vitesh, edhe prof. Burhan Skėnderi, si dhe vėllau i tij, Jahiu, skijator i famshėm dhe ishkampioni ballkanik i rrėshqitjes. Nė mesin e shqiptarėve tė Sllatinės, nė njė fotografi, gjendet edhe Refet Kadriu, pranė shoqes sė tij. Nė shpinė tė saj, shquhet teksti i shqiptarit tė hatashėm, Daut Memishit, krijuesit tė familjes mė tė madhe tė shqiptarėve tė Rumanisė: “Nė shenjė kujtimi. Dita e sotme ka qenė dita mė e bukur e jetės sime. Njė ditė qė do tė mbetet e paharruar.Me dashuri tė zjarrtė, pėr mė tė dashurit qė kemi. Daut Memishi, Sllatinė”, 23 Tetor 1953”.

Mbrojtja e Kosovės nė Bukuresht

                Ndjenja e atdhedashurisė sė axhės Refet, ishte e njė intenziteti tė lartė. Kemi patur fatin ta njohim, para se tė biem nė kthetrat e persekutimit. Sa herė qė shqiptarėt binin viktimė e terrorit komunist, ai shprehte revoltėn e vet dhe s’duronte dot pa ia treguar ēdokujt Zėrin e popullit me artikullin “Terrori rankoviēian maqedonas”. Kanė kaluar 30 vjet qė nga ajo kohė dhe traumat e shqiptarėve, posa kanė filluar tė kalojnė. Ja, nė momentin e redaktimit tė kėtij portreti (13 qershor 2002), zemra na bėhet mal kur dėgjojmė nė valėt e Radio Bukureshtit, lajmin mbi jehonėn qė ka bėrė dėshmia kundėr Millosheviqit, e gjeneralit gjerman, Klaus Newmann, i cili diti ta demaskojė kryekriminelin e njerėzimit, pėr planet qė kish kurdisur ky, qysh nė vitin 1998, pėr likuidimin e shqiptarėve tė Kosovės. Ngazėllimin tonė pėr daljen e sė vėretės nė shesh, edhe nė kėtė pjesė tė infektuar deri dje nga propagnadat djallėzore tė Begoradit, e arsyetojmė me artikujt e botuar pėrgjatė viteve 1989-1999, pėr tė cilat shpresojmė se njė ditė., do ta shohin dritėn e botimit, nė kuadrin e libri: Mbrojtja e Kosovės nė Bukuresht.

Asllani ėshtė inzhenier. Ka njė tė shkuar tė traumatizuar si pasojė e persekutimeve nga ana e autoriteteve, pėr shkak tė motrės sė ikur nė Amerikė, Dhe ka njė familje simpatike: dy vajza (Hatixhen dhe Nadian), si dhe bashkėshorten Elena: ruse pėrnga nėna, rumune pėrnga babai. Sė bashku me shoqen, punojnė nė njė ndėrmarrje, nė skajin tjetėr tė Bukureshtit. Nga e ėma ka trashėguar shpirtmirėsinė, ndėrsa nga i ati ka pėrfituar karakterin e shpirtit shqiptar: nderin, guximin dhe besnikėrinė. Nė kohėn kur i vizituam,  para disa vitesh, e ndjenin veten tė harruar nga ana e Ambasadės Shqiptare. Familje tė kėtilla, kanė krijuar pėrshtypjen se mė shumė kujdes pėr diasporėn kishin  ambasadat e Enverit se sa kėto tė periudhės postenveriste. I kėtillė ėshtė fati i Shqipėrisė sė krasitur e tė dobėt: e paaftė pėr ta bėrė atė qė e bėjnė ambasadat e huaja pėr sivėllezėrit e vet, ngado qė janė.

Kėshtu e ka mentaliteti bolshevik i diplomatėve tė trembur nga rregulloret rigoroze tė ministrisė. I atyre qė nuk kanė guximin t’ia bėjnė tė ditur ministrisė se filan drejtori i ministrisė sė mbrojtjes, qė ka studjuar nė botėn e jashtme, ėshtė antishqiptar i pėrbetuar, apo filan  metropola ka shqiptarė tė shenjtė, autorė librash e doktorė shkencash, qė jo postin e njė diplomati tė thjeshtė e meritojnė, siē ėshtė rasti i dr. Luan Topēiut, por atė tė ambasadorit. Kėshtu patėn vepruar edhe me Lazim Rexhepin dikurė, nė kohėn e komunizmit. Mėnjanė ia mbushnin krahėt me  vepra, broshura e fotografi diktatorėsh, ndėrsa nė anėn tjetėr, kur Lazimi e ndjente veten tė rrezikuar e tė ndjekur, ik nga Moldova e vjen nė mesnatė tė strehohet nė ambasadė, kurse frikacakėt e ambasadės, nuk ia hapin derėn.Thuajse u mungon shpirti shqiptar.

                Princesha rumune nė shtėpinė shqiptare

Nė vitet ‘70-tė, jo vetėm kėtė, por edhe familje tė tjera shqiptare, rregullisht i vizitonte Nikolla Profi, Koēo Kallēo, Idrizi e do diplomatė tė tjerė shqiptarė, qė ishin mė tė mirė se heshtakėt e tanishėm. Shkonin edhe nė provincė. I pyesnin pėr hallet, tė pamundurve u dėrgonin edhe ushqim, tė tjerėve, revista, gazeta e pllaka shqipe me kėngė popullore. Edhe Alban Vokėn e  furnizonin me literaturė tė kėtillė, pėr tė cilėn abonohej edhe pėrmes Drejtorisė qėndrore pėr pėrhapjen e.librit nė Tiranė. Kėtė e dinė mė sė miri Iljazi e Alivebiu, Tasini e Demiri, Ademi e Ibrahimi, ky i fundit duke bėrė shaka: “Mė mirė mė thoni Alban apo Albin se sa Ramadan apo Ibrahim, ngase rrėnjėt e mia nuk janė as nga Amani e as nga Teherani, por nga Shėn Gjini e Shėn Gjura!”. Ibrahimi sėbashku me Albanin e kishin qėndisur flamurin kombėtar, pa yllin e Kremlinit, qysh nė vitin 1968, disa muaj para shpėrthimit tė demonstratave antikomuniste nė Tetovė. Dhe e kishin ngritur kėtė flamur, sė pari mbi pullazin e shtėpisė sė Fran Kolės, pastaj nė qendėr tė fshatit, nė majė tė turnit tė faltores, derisa kishin ardhur udbashėt e koalicionit tė pėrzjerė, duke e urdhėruar xhaxhin Elmaz, tė ngjitet lart e ta zbresė poshtė simbolin e bashkimit kombėtar, flamurin e shenjtė tė Gjergj Kastriotit. Dhe e kishin futur nė fletoren e zezė Alban Vokėn, qysh nė atė kohė (dhjetor 1968), duke pregaditur gjithfarė planesh pėr kompromitimin, ndjekjen, arrestimin, dėnimin, persekutimin dhe depersonalizimin e tij.

Princesha rumune nė shtėpinė shqiptare

Kėshtu e ka gazetaria. Pėr tė shprehur tė vėrtetėn, dhe pėr tė mbojtur interesin kombėtar, nganjėherė fusim edhe fragmente nga jeta jonė e grisur, herė me emėr tė imponuar nga pushtuesit e herė me emrin e tė parėve tanė katolikė, por pa ikur nga tema e parashtruar: Pallati ku pat vepruar njė jetė tė tėrė si rojtar, axha Refet, mban emrin “Kompleksi Kulturor Kombėtar Mogoshoaja. Pallati Brėnkovenesk i shek.XVII-tė”. Kush ishte nė tė vėrtetė ky farė Brėnkoveanu? 15 gusht 1714. Likuidohet nė Konstantinopojė, heroi kombėtar rumun, Konstantin Brėnkoveanu, sė bashku me katėr djemtė e tij, vetėm e vetėm pse nuk u pajtuan tė nėnshkruajnė kapitullimin, pėrmes braktisjes sė krishtėrimit dhe pėrqafimit tė islamizmit. Sėbashku me Shtefanin e Madh tė Moldovės, qė pat bashkėveprruar me Skėnderbeun, Konstantin Brėnkoveanu konsiderohet sot si “Njeri i Shenjtė”. Kėtė e dinė edhe Asllani dhe e ėma e tij, Maria. Ata na rrėfejnė se nė kėtė shtėpi shqiptarėsh, ka qenė edhe princesha rumune Marta Bibesku. “Kur krisi Lufta e dytė botėrore, ajo i pat thėnė kėtij tetovari sypatrembur: “Mėj viteazule, albanezule, nu pleka la orash kė e perikol!” (Mor shqiptar i patrembur, mos shko nė qytet se ėshtė rrezik!). Pallatin nė fjalė e kanė vizituar personalitete tė shumta rumune, ndėr tė cilėt edhe shkrimtarėt si Mihail Sadoveanu, Viktor Eftimiu, Mirēea Dinesku, Fėnush Neagu(…), tė cilat i ka njohur, edhe axha Refet. Ky  fundit, Fėnush Neagu, nė njėrin nga romanet e tij, e pėrmend edhe Asllanin, edhe Hatixhen. Pėr Marta Bibeskun dhe Refet Kadriun, ka shkruar edhe e pėrditshmja Cotidianul e Bukureshtit, nė vitin 1998, me rastin e njė interviste.

Fillimisht kur ka ardhur nė Rumani, Refet Kadriu ka qenė ėmbėltor. Ka shitur sheqerka, limonadė, bozė, hallvė, llokum me ujė tė ftohtė. Pastaj ka qenė edhe bukėpjekės. Kur u ndėrruan paratė, pas mbarrimit tė luftės, ka djegur denga parashė nė oborr tė shtėpisė. Kėtė e konfirmon edhe zonja Marieta Vasilesku, e cila shton: “Hedhnin bukureshtarėt asokohe, dengje e thasė parashė nė Dumbovicė”, nė lumin pėr tė cilin kėndonte edhe  Asdreni, nė vitin 1904: “Dumbovicė, ujė mjaltė/ Zoti jetė mos mė faltė,/ Se ujėn tėnde kush e pi/ Mė s’sheh, as fėmij’ as shtėpi!”.

 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com