(Shkruan
Sefedin Kėrēova nė Tiranė, mė 4 tetor tė vitit 1937)
Me
kėnaqėsi tė madhe po shohim se kohėve tė fundit shtypi kombėtar, dhe
sidomos revista Java, i ka hapur shtyllat e saj, duke i dhėnė njė rėndėsi
tė madhe Historisė Nacionale, pėrmes pėrshkrimeve tė pashkėputshme
lidhur me pėrpjekjet e Martirėve dhe Veteranėve pėr ēlirimin e Shqipėrisė
nga thundra e tė huajve, qė e pat munduar shekuj me rradhė. Pėr atė edhe
unė dėshiroj tė sjell disa shėnime qė kanė tė bėjnė me Lėvizjen tonė
Kombėtare.
Nė
kohėn kur Shqipėria gjendej nėn pushtimin e huaj, 1907-1908, isha ende i ri
dhe gjendesha nė Bukuresht. Rastėsisht mė takoi Xhaxha Pandeli Evangjeli,
i cili, si zakonisht, tejet simpatik, mė pyeti: Ti ēka je? I thash se jam
Shqiptar. Duke buzėqeshur, ai mė kėshilloi lidhur me mėnyrėn se si mund tė
pėrhapet Ideja Kombėtare ndėr shqiptarėt qė gjendeshin nė Rumani, dhe si
duhet tė pėrpiqemi, aq sa kemi mundėsi, pėr ēlirimin e atdheut tonė, dhe
ēprej atėherė zu rrėnjė nė zemrėn time Ideja Kombėtare dhe fillova
kahmos ti kėrkoj krejt shqiptarėt, duke ua shpėrndarė kėshillat qė
propagandonin kėtė Ide, si dhe rėndėsinė e tyre.
Sėbashku
me mikun tim Rexhep Novosella, arritėm tė tubojmė njė grup shokėsh tė pėrkushtuar
Idesė Nacionale dhe, duke i kėshilluar i ēuam tė mėsojnė gjuhėn shqipe
te Veterani Mithat Frashėri, qė nė atė kohė, pat hapur njė
shkollė pėr pėrvetėsimin e gjuhės shqipe nė Bukuresht, nė Rrugėn e
Apostujve tė Shenjtė (Strada Sfintii Apostoli), ndėrsa shqiptarėt qė
studjonin nė kėtė shkollė dilnin tė pregaditur qė tė na shoqėrojnė nė
tė gjitha mbledhjet e Kolonisė Shqiptare tė Bukureshtit, nė ballė me tė
madhin Veteran Pandeli Evangjeli. Nė ato kohėra, gjendej nė
Bukuresht edhe i ndjeri Mulla Nashit Zajazi, i cili, i intencionuar
edhe pėr tė mirėn e Idesė Nacionale, hapi njė kafene nė Strada 11 iunie,
kafene e cila u bė njefarė ēerdheje e tubimit tė
emigrantėve shqiptarė, dhe atje jepeshin pothuajse falas libra dhe
abetare nė gjuhėn e ėmbėl shqipe, tė botuara nė Bukuresht dhe Sofje. Ky
njeri i guximshėm dhe i famshėm, qė ish Mulla Nashit Zajazi, pasiqė
kontribuoi vite me rradhė pėr pėrhapjen e Idesė kombėtare, u kthye nė
Zajaz, ku vazhdoi veprimtarinė kombėtare, gjė pėr tė cilėn qe burgosur (nė
Manstir) dhe pastaj qe varur nė Shkup, duke u bėrė njė martir i Idesė sė
Shenjtė Nacionale. Historinė e kėtij trimi, mendojmė se e din mė
mirė Veteran i shquar Jashar Erebara.
Nė
vitin 1912, pak kohė para se tė shpallet Pavarėsia e Shqipėrisė, erdhi nė
Bukuresht, patrioti i madh e i ndjerė, Ismail Qemali, tė cilin e shoqėrova
sėbashku me mikun tim shumė tė mirė, rexhep Novosellėn: ia bėmė njė
vizitė nė hotelin ku ish vendosur dhe ai na i bėri tė njohura qėllimet e
veta madhėshtore, duke na kėrkuar disa adresa personalitetesh dhe politikanėsh
filoshqiptarė tė Rumanisė, adresa tė cilat ia dhamė, pastaj e shoqėruam
deri nė banesėn e politikanit tė madh filoshqiptar, Taqe Jonesku. Ismail
Qemali u takua pastaj edhe me personalitete tjera, para se ta shpallė Pavarėsinė
dhe Sovranitetin e Shqipėrisė.Nuk ka shqiptarė nga mėrgimtarėt qė se
njeh mikun tim Rexhep Novosellėn, qė ka bėrė sakrifica tė mėdha dhe
vepra patriotike, qofshin ato materiale pėr ti ndihmuar studentėt
shqiptarė tė Rumanisė. Ky zotėri ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr
Idenė Kombėtare, duke mos patur frikė nga kurfarė pengese, duke
sakrifikuar suma tė mėdha parashė tė fituara nga biznesi i tij, dhe nuk
kopracon as nė ditėt e sotme. Tani jeton nė Plojesht.
Sėbashku
me mė shumė shokė, edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė, nuk kemi ndėrprerė
pėrpjekjet pėr tė gjetur sa mė shumė idealista shqiptarė, dhe kėshtu,
me krejt shqiptarėt e ardhur nga Kėrēova, Gostivari, tetova dhe Shkupi,
pasi diskutonim me ta, ktheheshin nėpėr shtėpitė e tyre si do atdhetarė tė
mėdhenj, duke i braktisur mėnjanė, idetė dhe koncepcionet e mėparshme
anadollake. Mė 1916, kur shteti rumun shpalli luftė kundėr Bullgarisė,
turqisė dhe aleatėve tė tyre, si gjithė tė huajt, edhe neve Shqiptarėt,
Qeveria Rumune na internoi, duke na shpėnė nė kufinjtė e Rusisė, nė
vendin e quajtur Ripiēen, distrikti i Jashit, ku ishim me mijėra Shqipėtarė,
nė mes tė cilėve ndodhej edhe veterani i shquar, Zt. Mithat Frashėri,
ku pėr fat tonin tė mirė, rastisėm tė jemi nė ushtrinė rumune si
vullnetarė. Zoti dr. Ibrahim Temo, edhe doktor Nikollaq Zografi,
qė tė dy me gradat majorė, si dhe dr. Vasilaq Zografi me gradėn
kapiten. Kėta zotėrinj, sadoqė ishin nė shėrbimin ushtarak rumun, kanė bėrė
shėrbime shumė tė ēmueshme vėllezėrve tė tyre Shqipėtarė, nė ēdo
rast nevojash shėndetsore e tė tjera, dhe nuk dyshoj nė pohimet e tyre mbi
pėrpjekjet e mija, moralisht e financiarisht, i ndihmuar prej autoriteteve
rumune, qė pata fatin e mirė tė njoh shumė oficerė, duke shpėtuar me mijėra
shqiptarė nga vdekjet e sigurta, meqenėsė ra njė sėmundje
tifo-ekzantematike, e cila i korrte pa mėshirė, dhe mė tjetėr anė, pa ndėrhyrjen
time dėrgoheshin nė punime tė rėnda, si nė hekurudha e tjera, mu nė zemrėn
e dimrit, nga ku nuk ktheheshin gjallė po tė shkojshin. Nga kėta Shqiptarė,
kudo qė ndoshen sot, me mish e me shpirt mė janė mirėnjohės pėr jetė,
njė pjesė e madhe e shqiptarėve tė internuar
kanė gėzuar pėrkrahje tė ēmueshme edhe nga ana e Z. Mithat Frashėri.
Kur
mė 1920 muarėm lajmin mbi Kongresin e Lushnjės, i kryesuar nga prijsi i
dashur, sot sovran i kombit Shqiptar, atėherė djalosh, mė gėzoi pa masė
dhe mu rrėnjos nė zemrėn time njė simpati e patregueshme, dhe prej kėsaj
date fillova tė mbledh ēdo fotografi qė mė takonte tė shifnja nėpėr
fletore, me portretin e Lartmadhėrisė sė Tij, atėhere djalosh, por shpėtimtar
i Atdheut. Kur mė 193 Prijsi jonė i dashur mori Kryesinė e Qeverisė
Shqiptare, gėzimi jonė qe i pakufishėm dhe meqenė se ndodheshim larg, por
me shpirt shumė afėr, u kufizuamia paraqesim urimet entuziastike, pėr tė
cilat vendosi tė na i shfaqė falėnderimet. Mė 1924, kur Lartamadhėria e
Tij ndodhej nė Belgrad, pėr sigurimin sa mė mirė tė jetės sė shtrenjtė
tė tij, nė marrėveshje me shokun tim Rexhep Novosellėn, me njė letėr tė
posaēme e grisha tė urdhėronte pėr qėndrim nė Bukuresht, ku i kishim
siguruar gjithė mjetet e nevojshme nga ēdo pikėpamje. Po mė 194, kur
triumfalisht u kthye Lartmadhėria e Tij nė Shqipėri, gėzimi entuziastik i
joni, qe i madh, dhe meqė nuk patėm fatin e mirė ti ndihmojmė, ishim
gati tė bėhemi fli pėr mirėsuksesin e tij, u mjaftuam me njė urim pėrgėzimesh
qė i paraqitėm.
I pėrvėluar nga malli, erdha nė Shqipėrinė e njė Prijsi, prej fisi e
gjaku shqiptar
Mė 1935, kur Z. Pandeli Evangjeli, atėherė Ministėr i Punėve tė
Jashtme i Shqipėrisė, urdhėroi me leje nė Bukuresht, sė bashku me shokun
tim Rexhep Novosellėn e tjerė, muarėm inisiativėn dhe i bėmė njė pritje
madhėshtore, ku muarėn pjesė gjithė Kolonia Shqiptare Muhamedane atje. Dhe
mė vonė, Kolonia muhamedane nė Bukuresht, nuk ka pushuar se pėrpjekuri pėr
tė mirėn e shtetit shqiptar, e lidhur ngushtėsisht me Regjimin Zogist.
Aktiviteti i mėpastajmė i kolonisė muhamedane tė bukureshtit, u zhvillua
rreth pėrpjekjeve pėr ēimentimin e Regjimit Zogist, sepse pėr Atdhetarėt
e vėrtetė, ndėr ata qė luftuan, tė shtytur nga ideali i lartė i
atdhedashurisė, Zogu I, qė nga ditėt e para, u pranua si i Vetmi i dėrguar
prej Zotit, pėr tė kandiduar dhe pėr tė zhvilluar Atdheun Shqiptar. Kėshtu
mė 1925, me rastin e 8 Nėntorit, kemi qenė ne qė zbuluam tradhtarėt, qė
kishin mundur tė hyjnė si nėpunėsa konsullorė dhe andej me siguri tė
punonin kundra regjimit dhe gjithashtu, po ne kemi qenė ata qė i prishėm
planet shkatėrrimtare tė njė tė arratisuri politik, emrin e tė cilit nuk
insistoj ta pėrmend.
Mė 1926, i pėrvėluar nga malli i madh qė kisha pėr
ta parė me sytė e ballit Shqipėrinė time tė lirė, me njė Mbret prej
fisi e gjaku Shqiptar, nė fillim tė muajit mars, pėr njė vizitė erdha nė
Tiranėėn e Shqipėrisė sė lirė, ku brenda pak ditėve qė ndejta,
Lartmadhėria e Tij dėrgooi pat mirėsinė tė mė nderojė me pranimin tim mė
se dy herė nė audiencė, dhe me kėtė rast mė urdhėroi tė vi
definitivisht, pėr tė jetuar nė Shqipėri. Kėtė urdhėr sovran, aq me gėzim
tė madh e prita, saqė nė jetėn time (kurrė) nuk kam ndjerė ndonjė gėzim
tjetėr si ky. Kėshtu pra, nė muajin shkurt tė vitit 1927, familjarisht
erdha nė Shqipėrinė e lirė, nėn Flamurin Kombėtar dhe nėn
mbrojtjen e Sovranit tonė shumė tė adhuruar, ku gjendem edhe sot, i vuajtur
ekonomikisht, por i lumtur shpirtėrisht. Duhet tė shėnpjmė se nė kėto pėrpjekje,
sado qė kemi sakrifikuar mjaft
financiarisht, nuk na vjen keq pasi atėherė fitonim dhe na ndodheshin fonde,
sa pėr pėrpjekjet morale qė kam, bėrė e ndjej nė zemrėn time njė
satisfaksion, sepse ēdo Shqiptar i mirė e ka pėr detyrė tė shenjtė, dhe
jam i kėnaqur kur sot shoh frytet e ėndėrruara aq me etje, dhe pėrparimet
vigane nė Shqipėrinė e lirė, me njė Prijs prej gjakut e fisit Shqiptar.
|