???
                           

        Po qe se s’ke pleq, thonė kėndejpari, ėshtė mirė qė t’i blesh. Menēuria, kujtimet dhe atdhedashuria e pleqve dhe plakave tė kėtushme, ėshtė njė vlerė kombėtare qė meriton tė afirmohet. Reshit Ahmeti ishte kėrēovari i fundit qė erdh nė Bukuresht, para se tė krisė Lufta e dytė botėrore. Jetoi deri para njė viti, duke lėnė kėtu e nė Xhurxhu, Zendelin dhe Adilen me fėmijėt e tyre. Ka patur fatin ta njohė edhe poetesha shkupjane: Puntorie Ziba. Jetonte nė zonėn e Lulishtes Mbretėrore tė Karlit (Parcul Carol). Adilja ėshtė e martuar pėr njė vllah (Mihai Tache), nė Xhurxhiu. Kanė dy goca, qė tė dyja studente, nė Universitetin e Bukureshtit. Anėtarė tė ngushtė tė familjes sė tyre, ėshtė edhe Kumrija e Bukureshtit, e martuar pėr njė tatar. Sėbashku me Refet Kadriun e Lisecit, e kishin pas njohur edhe Adrenin. Kishin marrė pjesė madje, edhe nė varrimin e tij (1947).

Me ta kish qenė edhe njė shqiptar i Porojit Ramiz Haliti. Edhe ai ka ndėrruar jetė, duke lėnė pas, gruan, Marianėn dhe pėrmallimin e tyre tė hatashėm, ndaj farefisit qė kanė nė vendlindje. Pėr fat tė keq, ėshtė njė fatmjerim yni i pafalshėm, qė  e harrojmė familjen. Mė kot mburremi se jemi tė fesė sė tė parėve tanė (katolike), apo asaj tė pushtuesit (islamike), derisa nuk dimė tė pėrkujdesemi pėr njerėzit mė tė afėrt. Nuk e themi kėtė pėr tė gjithė, por pėr njė serė harrestarėsh, qė i harrojnė madje edhe vlerat e vatanit, duke rendur pas ēallamit. Nė trojet e depersonalizuara nga sundimi osman dhe ai pansllavist, tė rrallė i kemi ata qė e pėrkrahin vazhdimisht, me ndėrgjegje e pėrkushtim, ēėshtjen kombėtare.

Ėshtė karakteristik fakti se pjesa dėrmuese e korēarėve tė kėtushėm, nė pikpamje tė martesės, ua shkonin tetovarėve dhe kėrēovarėve, pjesa dėrmuese e tė cilėvet u martuan me rumune. Kur u vjente koha pėr martesė, korēarėt martoheshin me shqiptare, qoftė tė lindura kėtu, apo tė prura nga Shqipėria, siē ėshtė rasti i Thanas Kristo-Rėmbecit, i cili u martua nė moshėn 53 vjeēare, me njė mjeke nga Tirana. Nuk kanė fėmijė por kanė njė jetė pa brenga, kujtime tė bukura, dhe krenarinė kombėtare se kanė bėrė diē pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe Shqipėrisė: Kanė pėrkrahur Kosovėn, kanė afirmuar Shqipėrinė, kanė pėrhapur librin shqip, kanė rruajtur thesarėt e Shoqėrisė “Drita”. Xha Nasi shpesh na e tėrheq vėrejtjen mos kalojmė nga tema nė temė, kur shkruajmė pėr njė subjekt. E dini si veprojnė kinezėt? i themi. Kur ulen nė tryezė, nuk shijojnė vetėm njėrin, por njė serė ushqimesh: nga tė gjitha nga pak. Kėshtu e kemi edhe ne. Qė mos ta mėrzisim lexuesin vetėm me bigorafinė e njė bozaxhiu, detyrohemi tė kalojmė nga therrat e Kėrēovės te lulet e Korēės. Duke vepruar kėshtu, na duket se kalojmė nga shqiptarizmi nė shqiptarizėm, duke i afruar, afirmuar dhe bashkuar vlerat e diasporės, nė njė tėrėsi unike.

Gajranėt e furnizonin Asdrenin, me ve dhe mish qengji

Pėrveē Idriz Haqifit tė Shipkovicės, Asdrenin e kanė njohur edhe Jusuf Hamzai dhe Ahmet Bama i Siniēanit, si dhe  Rizvan Memeti, i shpėrngulur, nga Topojani i Kuksit, nė Pirok tė Tetovės, ku ka lėnė dy djem: Rexhepin, qė gjendet nė Hamburg, dhe Maliqin, qė punon nė Teteks. Porsi Daut Ismaili i tė njėjtit fshat, ushtroi profesionin e ėmbėltorit nė Bukuresht (1930-1940). Bukureshtin e kanė frekuentuar edhe do ėmbėltorė tjerė nga Ēajleja: Abazi, Maksuti, Abdullau. Sinan Kadriu, me prejardhje nga fshati i Murat Isakut, ish-arsimtar i gjuhės shqipe nė Sh.F. Liria tė Tetovės.  Si pasojė e do lėvizjeve ideologjike, sė bashku me Xhemajli Vejselin (qė u ndal nė Bullgari), nė vitet ‘50-tė, Sinani ua mbathi kėmbėve, dhe u vendos nė Konstancė. Ka patur fatin edhe ai tė bėjė do sevape: tė marrė pjesė nė varrimin e Asdrenit, nė varrezat e Shėn Premtes, tė Bukureshtit. Sipas tij, Asdreni shkonte nė komunėn Kosharen tė Jallomicės. Atje njihej me xhaxhain e tij: Raif Kadriun, edhe ky nga fshati Gajre. I shkonte muhabeti, edhe me Sabit Kadriun. “Vjente te ne pėrgjatė vikendit, ndėrsa ne, sa herė qė shkonim nė Bukuresht, i dėrgonim vezė”.

Siē po shihet, shqiptarėt nuk ishin vetėm ėmbėltorė tė rėndomtė, por edhe tregtarė tė imtė: i tregtonin arrat, pasulin, madje edhe vetė. E shisnin mallin me ve. Gajranėt e Koshares, ndėr tė cilėt edhe Idriz Islami, e furnizonin Asdrenin pėrgjatė pranverės, me rastin e Pashkėve, edhe me mish qengji. Pokėshtu vepronin edhe me doktor Topėn. Asdrenin e pėrkrahte edhe Haqif Selmani i Reēanit dhe Sefedin Maksuti i Novo Sellės. Nga ana e zotit Kadriu, kuptojmė se miq tė ngushtė me Asdrenin dhe doktor Topėn, ishtin Seadini dhe Nuhiu, ky i fundit ėmbėltor nė komunėn e Korabisė. Kish Sevdiun, qė jetron nė Amerikė, sidhe dy vajza tė bukura qė jetojnė sot e kėsaj dite: njėra nė Karakal e tjetra nė Turqi.

Asllan Rexhepi i Kotlinės, bashkėluftėtar i Bajram Currit

U lind nė fillim tė shekullit tė shkuar (1900), dhe jetoi deri mė 1979. Ishte me prejardhje nga Kotlina e  Kaēanikut. Ka patur fatin ta njohė dhe tė luftojė sė bashku me Plakun e Maleve, atdhetarin dhe revolucionarin e shquar demokrat, Bajram Currin (1862-1925), udhėheqės i lėvizjes shqiptare pėr bashkimin trojeve etnike. Nga Bajram Curri mbante si kujtim orėn e xhepit me qustek, qė ia kish dhėnė nė vitin 1921. Ishte kujtimi mė i bukur i jetės sė tij. Kishte tė drejtė tė kenohet me tė. Sa herė qė vjente nė vendlindje, ua tregonte kėtė suvenir historik, dashamirėve tė shqiptarizmit. Ishte mik i ngushtė me Fadil Hoxhėn. Kishte prirje pėr diplomaci. Thonė se qysh para 40 vitesh, ka pajtuar nam gjaqesh nė Drenicė.

Viteve tė fundit jetonte nė Rrugėn Mashina de Pėine (Makina e Bukės), (nr. 12, Bloku OD 39, kati 2, apartamenti 10), nė kantierin Kolentina. Pėr hartuesit e historisė nacionale, janė tė nevojshme edhe elementet e adresės, ngase ja, kalojnė vite e dekada, e ende shqiptarėt nuk e dinė ku ka banuar Nikolla Naēo, apostull i shqiptarizmit, apo ku gjendet varri i tij nė Bukuresht. Fajet pėr kėtė, pikėsėpari i ka diplomacia e trembur shqiptare, ajo qė asnjė telefonatė nuk ėshtė nė gjendje t’ua bėjė, bijve dhe bijave tė rilindasve tanė. Po qe se preket kush pėr kėtė vėrejtje, le tė shfletojė nenin shtatė tė Kushtetutės sė kėtij vendi, e tė shohė se si Rumania, pėrkujdeset mė shumė se Shqipėria, pėr diasporėn dhe rumunėt tejmatanė kufirit. Po qe se ua thua kėtė pėrmes telefonit, ta pret me sėpatėn e dardharit: “Nuk merret ambasada me punė tė kėtilla”.

Pasi ka bashkėvepruar me Plakun e Maleve, Asllani ka marrė pjesė, edhe nė lėvizjen antifashiste shqiptare, qė nga viti 1941. Nė vitin 1945 e ka pėrjetuar Tragjedinė e Tivarit, por shpėton, duke mbetur me dy plagė nė kėmbėn e djathtė. Vėllau i tij, Selami, mbetet pa krahun e mėngjėr. Asllani shkon nė Rumani pėrmes Shkodrės (ku jeton njė vjet), dhe Ulqinit, ndėrsa, Selami, shkon nė Stamboll, ku merret me tregti, duke i pėrkrahur fuqimisht shqiptarėt, nė kohėn e e kobshme tė Rankoviqit, kur si pasojė e marrėveshjeve tė fshehta serbo-turke, pasoi njė ekzod masiv i shqiptarėve tė Kosovės dhe Maqedonisė nė shkretėtirat e Anadollit. Gjatė qėndrimit nė Rumani, ku ish martuar me zonjėn Florika, Asllan Rexhepi dha kontribut pėr ngritjen e njė xhamie nė Lulishten e Mbretit Karol, ndihmoi Asdrenin dhe ua rregullonte “teskeret”, bashkėvendasve tė tij. Pėr disa thonė se edhe i ka spiunuar, ngase kishte lidhje, me nėntokėn komuniste tė Ēausheskut. Kurmi i tij prehet, nė varrezat islamike tė Bukureshtit.

Asdreni nė Bukuresht, nė gjirin e njė familjeje korēare

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com