???
                           

U lind nė Shipkovicė. Ishte aktivist i paepur pėr ēėshtjen e arsimit shqip. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje.Nė Shkup kreu medresen e madhe trevjeēare, gjatė viteve 1939-1941. Gjatė viteve 1942-1945, Xhelali kreu me sukses Normalen nė Prishtinė. Pas kėtyre viteve, si student me korrespondencė, arrin tė kryejė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Prishtinė.

Pėr shkak tė aktiviteteve tė dendura politike, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė shqiptarizmit, detyrohet tė arratiset nė Shqipėri, nė vitin 1951. Gjatė viteve 1951-1954, arrin tė kryejė Fakultetin Juridik nė Tiranė. Njė kohė tė gjatė ushtron aktivitete diplomatike. Vlen tė theksohet se gjatė viteve 1960-1966 ishte Atashe i Ambasadės sė Shqipėrisė nė R.P. tė Kinės. Mė vonė, Xhelali punon si profesor nė Universitetin e Tiranės, ku edhe i janė botuar dy vepra shkencore pėr pėrvetėsimin e njė gjuhe tė huaj.

Po shtojmė faktin se njė pjesė tė jetės dhe veprės sė kushėrinjve Gjura, e ka ndriēuar pėr herė tė parė Flaka e Shkupit, ndėrsa burimet elementare lidhur me prezentimin e kėtyre dy heronjve tė Shipkovicės, i huazuam nga monografia e Shoqatės sė Pedagogėve Shqiptarė tė Tetovės "Veteranėt e arsimit shqip nė Tetovė e rrethinė prej (vitit) 1940-1960", qė u botua nė gusht tė vitit 2000, nė Tetovė, vepėr kjo e sponsorizuar nga Kuvendi i Komunės sė Tetovės.

NDJEKJA E XHELALIT NĖPĖR MALET DHE BJESHKĖT E SHARRIT

                Ishte verė e vitit 1952. Xhelali me shokėte vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe qėndronte diku nė bjeshkėt shqiptare tė Sharrit, tejmatanė brigjeve tė Kodrės sė Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugėn nga mund tė arratisen, qė tė mos bien viktimė e ptarullės jugosllave.  Kur arritėn te Mali Karaxhės, u lulėn nė njė lėndinė pėr ta shuar urinė. Kalon andejpari me kalin me drurė Hazizi Nazifit dhe i sheh “diverzantėt” shqiptarė. Xhelali e pėrqafon dhe i thotė: “Kur tė arrish nė katund, trego se na ke parė!”. Mirėpo, aty pranė kish ndodhur patrulla e policisė jugosllave, e cila posa i kish parė, i kish sulmuar. Fillon njė dyluftim i ashpėr, porsi nė kohėn e betejave partizane. Krismat e prishėn qetėsinė e mbrėmjes. Gjithė natėn angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra e Diellit). 

 Sipas urdhėrave indirekte tė UDB-ės, ato i shoqėrojnė edhe civilė tė shumtė nga fshatrat pėrrreth. U mbushėn malet me ndjekės tė mashtruar pėr ta zėnė “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perėndonte vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat nė Stanabara. Pas gjėmimeve nė Malin e Karaxhės, tė nesėrmen herėt nė mėngjez, forcat policore e zbulojnė viktimėn nė fjalė: Havzi Toplicėn. Kufoma e pafajshme i ekspozohet dhunės policore. Prej atje e sjellin nė mes tė fshatit, ku edhe aty i ekspozohet dhunės policore. Thonė se pėrgjatė varrosjes sė saj, policia pansllaviste i detyron fshatarėt ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta hedhin kufomėn mbi to.

                Ndjekja e Xhelal Gjurės nėpėr malet dhe bjeshkėt e Sharrit vazhdon edhe disa ditė mė vonė. Ai ndiqej, madje edhe fushave tė Shipkovicės, nė Fushė tė Madhe, rrugės sė Dėrvenit, te Hani Halimit, nė Marko Livadhe, arrave pėrrreth fshattit, nė Livadh tė Madh, shpatijeve tė Ballbajės, nė Bigur, nė stane e nė bjeshkė.

 Kėto ndjekje vazhdojnė disa ditė me rradhė. Ndjekja qė u zhvillua tė nesėrmen ka qenė aq e madhe saqė saqė i nxorri nga strofulla e vet edhe egėrsirat e malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur ndonjė kataklizmė. Nuk ėshtė e hijshme tė flas pėr vete, shton Nexhbedin Nezir Voka, por nė vendin e quajtur Puēovllaz, njė kope derrash deshi ta pėrbijė me gjithė kalin qė kisha. E krejt kjo u shndėrrua nė pėrfolje dhe qarje hallesh se ēka do tė ndėrmarrė pushteti mė tutje.

 Por dikurė, pas disa ditėsh, ēdo gjė ra nė rrjedhėn normale, ndėrsa fshatit iu shtua edhe njė element i ri i biografisė sė tij politike. Falėnderojmė me kėtė rast, pėr pregaditjen fragmentare  tė kėtij portreti, zonjėn Drita Gjura nė Tiranė, si dhe kushėririn e saj, Naser Gjurėn nė Tetovė, qė na e siguroi fotografinė.

KUSHTUAR XHELADIN GJURĖS 

Nė shėnjė respekti pėr banorėt e fshatit Shipkovicė tė

Krahinės sė Sharrit, Maqedoni, dhe tė mikut tim Baki Ymeri

 Veē putra ujqėrish  mbi dėborėn e trashė

As kėmbė malėsori, as sopata, as sakica

Po , kush ėshtė ai burrė qė po ecėn i vetėm?

 - E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

 

Ē’e ka atė zemėr tė bardhė , si kjo borė

Dhe ecėn mes malesh i bukur dhe trim

Dhe vdekja kėrkon t’ia puthė gjoksin e leshtė

Dhe vdekjes i thotė : “Mė thonė Xheladin!”

 

Me vete s’mban plumba ky burr i pėrmalluar

Ka libra, revista dhe njė mall tė pafund

Tė gjallė kėrkon qė ta pjekė UDB ja

Kėrkon qiell e dhe, nuk e kapė dot askund

 

O, Malet e Sharrit, sa borė paski sot

Sa sy udbashėsh qė shohin pėranė!...

Me opinga malėsori kėrkon njė kasolle

Shqiponja e Sharrit qė vjen nga Tirana

 

Ē’ėshtė ky xham qė troket nė mesnatė

“Kam ardhė tė tė puth e tė ik prap, moj nanė”

“ Kush je ti, oj hije, qė nanė mė thėrret mua?”

“ Po jam Xheladini, moj nanė, nga Tirana!”

 

Dhe dita agon, dhe laku shtėrngohet

Dhe urdhėra xhindosur po jep gospodari

Po Xheladin Gjurėn s’e kapin dot plumbat

Nuk kapet e gjallė, more, Shqiponja e Sharrit

 

“Bllokoni kufirin!”, buēet gospodari

Por trimi tash kafe po pi mes Tiranės

Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelėn pranė

Tek qeshė aq bukur nė fytyrėn e hanės.

                    Riza Lahi       

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com