???
                           

  

Lindi nė vitin 1926, nė fshatin Shipkovicė. Mėsimet e para i bėri nė fshatin e lindjes, tė mesmen nė Tetovė, kurse studimet e gjuhės ruse nė Shkup. Ai ishte ndėr profesorėt e parė tė Pollogut dhe tė Malėsisė sė Sharrit. Punoi si mėsues nė shumė fshatra, ndėrsa nė vitin 1951 vepron si profesor nė Normalen e Tetovės.

                Nė vitin 1952,  profesorin e nxjerrin nga mėsojtorja dhe prej asaj dite nxėnėsit nuk e shohin mė. Dėnohet me 14 vjet burg, por pėrjetoi vetėm 8 vite nėpėr burgjet e errėta dhe kazematet jugosllave tė asaj kohe nė Idrizovė e Goli Otok. Nga burgu doli i sėmurė psikikisht dhe i paaftė pėr jetė. Vdekja e tij mbeti enigmatike me dekada. Pas lėshimit nga burgu, gjatė dimrit tė madh, humbet nė malet e Sharrit. Barinjėt e Sharrit e gjejnė kurmin e tij tė shformuar dhe tė derdhur nė qershor tė vitit 1962.

                Ishte poet dhe dramaturg i martirizuar. Shkroi njė grumbull poezishė, por thuajse shumica prej tyre u humbėn ose u sekuestruan nga pushteti. Ka shkruar poezinė e gjatė me 50 vargje "Jeta e re e njerėzimit po agon", qė e botoi pėr herė tė parė Jeta e Re e Prishtinės, nė fillim tė viteve 5O-tė. Duke i falėnderuar dr. Kadir Shabanit nga Shipkovica, tė shoqėruar me shėnime pėr autorin, kėtė poezi e ribotuam nė revistėn Brezi 9, para disa vitesh. Nga tė afėrmit e tij janė ruajtur edhe poezia "Vaj si qenka ba Tetova", "Marshi i normalistit", "Kanga e punėtorit" e tjerė.

                Sadudin Abdulla Gjura mbet emėr letrar i asaj ane,veēmas me dramėn "Lalė Bajrami", si dhe me dramat "Fejesa nė djep", "Shqipja e malit" dhe "Dervish Cara". Edhepse veprimtaria e tij letrare ende nuk njihet plotėsisht, pėr jetėn dhe veprėn e tij, kanė shkruar me konsideratė zotėrinjtė Shaip Emėrllahu, qė ngriti inisiativėn pėr ngritjen e pėrmendores sė tij nė Shipkovicė dhe dr.Ejup Ajdini, ky i fundit duke e pėrfshirė nė tezėn e doktoratės dhe duke e botuar, me baza shkencore, dramėn e Sadudin Gjurės "Lalė Bajrami", e rruajtur me shenjtėri, nga zonja Shazie Hoxha nė Ohėr.


    
Te vori i Sadudin Gjurės nė qafė tė bjeshkės!

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com