???
                           

I lindur nė Shipkovicė, ne pranverė (mė 25 mars), tė vitit 1925, (ka vdekur me 11/09/2006  Bilall Osmani ka qenė, njė nga pleqtė mė tė dashur e mė tė nderuar tė kėtij katundi. Nė bazė tė njė dorėshkrimi qe na arriti kėto ditė nga njė pjestar i familjes sė Tij, kuptojmė se qysh nė fėmijėri ėshtė marrė me bujqėsi, ndėrsa qė nga viti 1944, merr pjesė nė luftėn e dytė botėrore. Nuk kishte veēse njėzet vjet kur kuptoi djallėzinė e komunizmit pansllavist. Nė kėtė moshė tė njomė, ai i bashkangjitet Brigadės sė Shtatė, nė krye me Qazim Lushin.
Nė oborrin e Qendrės sė Mesmė tė sotme Shkollore "Mosha Pijade", nė Tetovė, ata presin nė atė kohė: Qazim Lushin, Nafi Sulejmanin dhe Memet Bushin, pėr t'iu bashkangjitur Brigadės sė lartėpėrmendur, pėr nė drejtim tė Preshevės.                                                                                                                                       Atje presin shtatė ditė, kur erdhėn do oficerė maqedonė, qė u mbajtėn njė fjalim lidhur me firmosjen dhe shkuarjen nė Fushėn e Sremit. Megjithatė, shqiptarėt e zgjuar e panė se ėshtė puna pėr njė dinakėri tė eprorėve ushtarakė maqedonas, qė insistonin t'i largojnė ushtarėt shqiptarė, gjoja se pėr t'i dėbuar fashistėt nė veri tė vendit, e nė anėn tjetėr t'u vėrsulen vendbanimeve e familjeve tė tyre, pėr plaēkitje e ēnderime.
Bilall Osmani me shokė, nuk ranė pre e kėsaj tradhėtie.                                                             Sė bashku me dyzet shqiptarė tė tjerė, tė armatosur, ata u nisėn pėr nė Tetovė. Nga ndjekja e komunistėve, Bilalli e lėshoi shtėpinė. Poashtu pat vepruar edhe njė tribun tjetėr i patriotizmit shqiptar, edhe ky nga Shipkovica: Lazim Rexhepi, sėbashku me Hasim Veselin, Alishahun e Gajres e do bashkėfshatarė tė tjerė tė Bilallit.
Ishte njė dimėr i ashpėr atė kohė. Ata ndenjėn nė mal shtatė ditė. Pas shtatė ditėve, siē thekson autori ikėtij dorėshkrimi "i mashtruan tradhtarėt pėr tė zbritur nga mali e pėr te ardhur nė shtėpi". Dhe ē'ngjau pastaj?
Hyjnė komunistėt nė Shipkovicė dhe e arrestojnė Bilall Osmanin. E maltretojnė deri nė alivanmosje; e sulmojnė brutalisht me kundak pushke, pastaj e marrin nė burg ku e mbajnė 15 ditė, pa ngrėnė e pa pirė. Pas dy javėsh, e marrin dhe e fusin nė Brigadėn e Tretė tė komunistėve maqedonė, ku detyrohet ta kryejė ushtrinė dy vjet, pastaj e lėshojnė nė liri. 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com