???
                           

                          

                                    

 Mė 19 janar, pas njė sėmundje tė shkurtė, pushoi sė rrahuri zemra e njeriut me zemėr tė mirė dhe me shpirt paqėsor, Abas Seferit. Jo vetėm familja e tij, shokėt dhe miqtė e shumtė qė i pati, por edhe e gjithė vendlindja e tij, me njė dhembje tė madhe e pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit, ku do tė prehet ky burrė i Shipkovicės, i cili gjatė gjithė jetės i mbeti besnik dhe e nderoi me shumė pėrkushtim.

Abaz Seferi u lind mė 8 dhjetor 1945, sapo kishte pėrfunduar lufta, dhe u rrit nė kushte tė vėshtira ekonomike, si tė gjithė bashkėfshatarėt e tij dhe malėsorėt e kėsaj ane. Njė kohė tė gjatė u detyrua tė largohet nga vendlindja e tij e dashur, Shipkovica, qė ta pėrjetojė kafshatėn e hidhur tė kurbetit, prej ku, pas shumė vitesh u kthye si pensionist.

Gjatė gjithė kohės, kur ishte nė mesin e bashkėfshatarėve tė Shipkovicės, por edhe kur kthehej pėr pushime sa ishte nė kurbet, pa e kursyer mundin dhe kapitalin modest qė e pati, u angazhua me pėrkushtim pėr zhvillimin e shumė aktiviteteve kulturore, artistike dhe humanitare. Kontributi i tij qė e dha nė gjirin e Shoqėrisė kulturore artistike “Rexhep Voka” tė vendlindjes, gati nė tė gjitha grupet artistike tė saj, do tė mbetet i paharruar nga bashkėveprimtarėt dhe gjenerata e reja. U angazhua si valltar, instrumentist, sidomos si mjeshtėr i kavallit, si aktor nė shumė drama, tė cilat i pėrgatiti dhe shfaqi rinia e kėtij fshati.

Me fillimin e proceseve demokratike nė vend, u angazhua me gjithė qenien e vet, si nė aksionin e madh popullor pėr pajtimin e gjaqeve, nė ndihmėn pėr vėllezėrit kosovarė, pėr tejkalimin e gjendjes sė rėndė ekonomike e politike, nė tė cilėn i kishte katandisur regjimi gjakatar serb. Nė aksionin e pajtimit tė gjaqeve dhe hasmėrive, kudo ishte pėrkrah intelektualėve tė Shipkovicės, tė udhėhequr nga profesorėt e nderuar: Abdulla Mehmeti, Ejup Ajdini, Gafar Halili dhe tė tjerė,si nė Shipkovicė, Brodec, Veshallė, Sellcė, Lisec dhe nė gjithė Malėsinė e Tetovės. Po tė njėjtit vit u angazhua me krejt qenien e tij shpirtėrore, nė nismėn pėr themelimin e Bashkėsisė Kulturore Shqiptare, mė 19 gusht 1990, po nė Shipkovicė, nga shkėndijat e sė cilės, mė vonė do tė lindin edhe shumė nisma tė rėndėsishme pėr ngritjen kulturore, arsimore dhe politike tė shqiptarėve nė Maqedoni. Nė kėto aktivitete, Xha Abasi, siē e thirrnin me respekt mė tė rinjtė e kėtij fshati, ishte aktivisti dhe pėrkrahėsi mė i madh moral dhe mė i pėrkushtuar, i cili rreshtohej sa herė e kėrkonte nevoja nė ballė tė pėrgjegjėsive mė tė mėdha, shpesh edhe me sakrifica tė paparashikueshme, nga kėrcėnimet e vazhdueshme tė policisė sė pushtetit tė asaj kohe.

Kujtimi pėr te do tė mbetet i pėrjetshėm. Abasit tonė tė dashur, i qoftė i lehtė dheu i Shipkovicės! 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com