???
                           

Ne burime te shkruara per dasmen gjejme shkrime deri ne monografi. P.sh. Rr. Zojzi pershkroi dasmen ne Skrapar, A. Dojaka dasmen ne Çameri, M. Memia dasmen ne Malesi te Gjakoves, Sh. Hoxha dasmen ne Lumë etj. Ndryshe nga keta, I. Kadare beri nje studim te posacem per dasmen.

Por, ne vepren tjeter te tij te njohur" Eskili ky humbes i madh", Kadare tregon se albanologu Lamberci shfaq mendimin se dasma tek shqiptaret vjen nga martesa me rrembim. Vetem se kjo - shtojme ne - ka ndodhur rralle dhe per arsye te ndryshme. E pergjithshmja ka qene martesa me shkuesi. Megjithate as tek kjo, as tek tjetra nuk duhet kerkuar prejardhja e dasmes.

Persa i perket marteses me rrembim, gjurmen me te vjeter te saj e gjejme ne shkallen e pare te qyteterise. Psh. Homeri, ne lliaden e tij te njohur, na ve ne dijeni se Paridi, edhe pse mik shtepie ne Mikene, u njoh dhe e rregulloi punen ne ate menyre me Helenen e bukur, grua e Menelaut, vellait te Agamemnonit, sa i bukuri i dheut i Trojes dhe e bukura e dheut grua ne Sparte, e pelqyen njeri-tjetrin, prandaj vendosen dhe ne kete menyre Paridi e rrembeu Helenen. Mirepo me kete gjest te tij u thyen, nga njera ane, besa e mikut te shtepise se Agamemnonit, nga ana tjeter dhe krahas kesaj norma e marteses me shkuesi. Ndryshe s’ka se si shpjegohet ky rrembim.

Nderkohe Sparten e mbuloi turpi para botes. Veç hakmarrjes asgje tjeter s’e shlyente kete. U deshen dhjete vjet qe te tere qytetet shtete greke te ngriheshin ne kembe, te pergatiteshin dhe mësynin Trojen, derisa e dogjen dhe e shkaterruan ate. Vete ata iliro­dardane qe shpetuan, moren dhene me Enean ne krye, duke qendruar per nje kohe ne brigje te caktuara ne jugperendim te llirise jugore. Prej ketej iken dhe zune vend ne Italine verilindore prane lliro-etruskeve, qe kishin ardhur shekuj e shekuj me pare nga Azia jugperendimore, duke shkelur dhe qendruar edhe ne treva te caktuara ilire kendej e pertej Adriatikut. Nga "Etimologjia e gjuhes shqipe", e E. Çabejt del se ne kujtim te ketij itinerari te tyre dhe qendrimi deshmojne toponimet arkaike " Toskeria" ne Shqiperine e Jugut dhe" Toscana" (Toskana) ne Italine e siperme.

Kjo menyre martese kaq e tmerrshme per njerezimin e kohes, u perjetesua ne lliaden e Homerit si nje kujtim i hidhur ne historine e Europes juglindore ne antikitet.

 Ne mesjete e deri ne ditet tona, martesa me rrembim erdhi dhe u shfaq me pasoja te tjera, me tentative vrasjesh dhe me pajtime.

Per te paren dime se, ne vitet 40 te shek. XX, ne nje fshat te Shqiperi se se Mesme, nje djale i ri gjeti menyren dhe rastin te njihet fshehurazi me nje nuse te re ne nje fshat tjeter prane. Gjate takimeve te qellimshme, ai e rregulloi punen ne ate menyre me te sa, nje nate, mori shoke te tij dhe se bashku e rrembyen dhe e prune ne shtepine e djalit rrembyes. Mbas nje kohe nderhyne pleq e burra zakoni qe e binden burrin e gruas se rrembyer te hiqte dore nga synimi i tij per t’i vrare. Per rrjedhoje ata edhe u pajtuan.

Per rastin e dyte, ne Shqiperine e Jugut, dime gjithashtu se gjithnje ne ditet tona, nje djale dhe nje vajze nga i njejti fshat u njohen, u dashuruan dhe vendosen te martoheshin. Por kur u vune ne dijeni prinderit dhe te afermit, keta u zemeruan aq keq nga ky turp i madh para botes, sa u bene te vetedijshem t’i vrisnin. Por edhe per kete rast nderhyne burra e pleq zakoni, madje dhe shteti, te cilet i pajtuan te dyja shtepite pale te marteses me dashuri, te djalit dhe te vajzes ne fjale. Si ne rastin e pare, dhe ne te dytin nuk u be dasem.

 Nga te dhena te tjera te Homerit, nder te tjera, kuptojme se p.sh. Enea e te tjere burra te shtepise se Priamit ne Troje nuk thuhet ne Iliade se ata kishin bere martese me rrembim. Nga ana tjeter, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi ka qene norme zakonore edhe te shqiptaret pasardhes te ilireve, atehere bindemi se simbas kesaj norme ( nuse pa shkuesi s’bahet! - Kanuni i Leke Dukagjinit, Kreu i trete, Pjesa 40, f 13) ose "Vajza e grabitme a e hikme, me gjete burre, nuk mund te stoliset si nuse, do te shkoje vajzerisht per arsye, qi u muer e shkoi jashte kanujet pa shkuesi! ( KLD, po aty).

Per njedhoje nuk behej dasem.

 Rrembimi i gruas a i vajzes ( ndryshe nga robina ne rapsodite popullore) ndodh si pasoj e e marreveshjes midis vajzes dhe djalit, gjate njohjes dhe shfaqjes se dashuri se se fshehte midis tyre. Ne kete menyre kane ndodhur raste ne te kaluaren, ndryshe nga sot, kur mbas nje kohe njohjeje, çifti shfaq dashurine si mbeshtjetje themelore per martese, ç’ka sa vjen e po behet ecuria e pergjitheshme e krijimit te familjes se re me dasem.

Kjo lidhje organike mes dasmes dhe familjes na nxit te themi se ne qofte se nga dasma perurohet me dhurata dhe pergezohet krijimi i familjes se re, nga vete familja vijne pergezime te tjera, lindja e femijeve dhe detyrimet ndaj ketyre si brez i ri shoqeror.

Si filiza te rinje te shoqerise, keta kur rriten, edukohen dhe shkollohen ndodh qe, nga rradhet e tyre, vajza dhe djali njihen e dashurohen. Pastaj ne moshe pune, ne kushte materiale dhe shpirterore per jeten, e, ne kohe te pershtatme, martohen pergjithesisht sipas tradites me dasem.

Nderkohe e me kohe, familja ame plaket. Pastaj me vdekjen e njerit element te saj, ajo nis rrugen e shuatjes, kurse me vdekjen e elementit tjeter familja shuhet fare, duke ua lene vendin familjeve bija, e keshtu me rradhe eshte perseritur cikli i monogamise nga njeri brez shoqeror ne tjetrin, gjate gjithe qyteterise.

Ne kete veshtrim termi familj/e-a merr kuptim te mirefillte, ndryshe nga ai vulgar qe e barazvlereson edhe me termin shtepi-a ne kuptimin shoqeror te dyte te kesaj fjale.

Nga argumentet e permendura kuptohet se dasma eshte nje ceremoni festive qe

 peruron me dhurata, pergezon dhe perligj me muzike popullore apo me orkester, me kenge dhe valle krijimin e familjes se re vetem prej nje burri dhe vetem prej nje gruaje me prejardhje gjinore a dhe fisnore e vendore te ndryshme me qellim per te bere pune lidhur me nevojat per jeten dhe per te bere femije, qe e rigjenerojne shtepine, lagjen, fshatin e qytetin, madje dhe kombin me krijesa e breza te rinj njerezore.

 Por dasma nuk lidhet vetem me krijimin e familjes se re. Sepse krahas saj ajo ka te beje me menyren e jeteses. Ne varesi me kushtet dhe konceptet njedhin dy menyra kesisoj, e perbashket dhe e veçante, qe ne rrethana dhe kohe te caktuar nderrojne forme, permbajtje dhe vend me njera-tjetren. Nga vrojtimet dhe kerkimet tona del se shtepite me bashkesi familjare perbeheshin me me shume se dy, deri ne pese familje. Po jo pak me nje deri ne gjashte apo dhe ne dhjete familje, shume rralle me shume se kaq, madje deri ne 103 fiyme, sic ka qene me 1908 shtepia Elezaj ne Kukes, me mbi 10 familje aterore, etj.

 Nga ndarja e punes, nga administrimi, drejtimi i mire, i drejte ose jo, i ekonomise se perbashket te shtepise varej jetegjatesia e kesaj bashkesie. Nga natyra e saj ajo perbehej nga burra eter me lidhje te ndryshme ne gjak, nga bij e bija, nip er e mbesa, sternipa e stermbesa, etj. Qe te tere perftonin gjinine aterore si baze shoqerore e shtepise aterore me gra nga gjini dhe fise aterore te tjera.

Prandaj shtepine dhe çdo familje burre grua brenda saj e quajme te paren shtepi aterore, te tjerat çdo njeren familje aterore. Ky percaktim na jep mundesi qe femijet e çdo familjeje dhe vete shtepine, si bashkesi shoqerore, ta shikojme ne levizje, ne kohe dhe hapesire. Me ndaljen e kesaj bashkesie per shkaqe ekonomike, shoqerore, politike etj, krijoheshin bashkesi me te vogla dhe familje secila me vete, e para gjithnje me prone aterore te perbashket, e dyta me prone private, e keshtu me rradhe kohe mbas kohe.

Ne te dy rastet, rituali i dasmes dhe ai mortor shquheshin si dy ligjesi te ndryshme te jetes se njeriut.

Persa i perket prejardhjes se dasmes, mendojme se, kjo lidhet me kalimin e marteses me çifte relativisht te perkoheshme, si shkalle e fundit e zhvillimit te shoqerise ametare, ne martesen monogamike te shoqerise aterore me baze ne punen dhe pronen private mbi mjetet e prodhimit, shpemdaqes dhe te konsumit. 

(Zgjodhi per botim: Albert Voka)

  
 

Opinionet dhe vërejtjet tuaja mund t'i dërgoni në adresën - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com