???
                           

ARNAUTI I KISHTE MAGJEPSUR TĖ GJITHĖ

A S’E SHIHNI SE ĒFARĖ BIJSH TĖ SHENJTĖ,KA LINDUR NĖNA SHQIPĖRI!

(Pėrkitazi me librin e zt. Adrian Majuru, Bucureştiul albanez (Bukureshti shqiptar), Editura Ararat, Bukuresht, 2002)

Dalja nė dritė e  njė libri tė ri lidhur me shqiptarėt e qytetit qė mban emrin mė tė bukur tė tė folurit shqip, dhe atė nga ana e njė autori joshqiptar, s’ėshtė tjetėr veēse njė ngjarje e mirėseardhur, qė meriton tė pėrshėndetet. Libri i zotit Majuru (shqip Mazhuru), qė pa dritėn  e botimit falė zemėrgjerėsisė sė njė shqiptareje me prejardhje nga Liseci (dr. Xhemile Susliu), pėrpiqet ta zgjojė kujtesėn e fjetur tė Bukureshtit. Ai mundohet tė na i zgjojė skajet e rrugėve prej nga na shikojnė shqiptarėt: tė shqetsuar, nostalgjikė, energjikė, tė ashpėr, tė etshėm pėr njė pistoletė, punėtorė tė zellshėm, besnikė e tė ndershėm, krenarė pėr kombin e vet. Ėshtė njė libėr qė  na i ringjall rrugėt dhe lagjet bukureshtare,  nėpėr tė cilat shekuj me rradhė,  mund tė dėgjoje njė shprehje tė butė, hijerėndė dhe krenare: “Edhe unė jam shqiptar!”.                                       Dy ditė para Ditės sė Flamurit (2002), mu nė qendėr tė metropolės rumune, nė kuadrin e Muzeut tė Qytetit tė Bukureshtit, tė cilin e ruanin shqiptarėt para njė shekulli, promovohet libri “Bukureshti shqiptar” i njė autori rumun: Adrian Mazhuru. Ishin prezentė veprimtarė dhe anėtarė tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, kryeredaktori i revistės “Shqiptari”, ambasadori i Shqipėrisė nė Bukuresht, zonja Xhemile Susliu, prezidente e BKSHR-sė, zonja qė sponsorizoi me 14 milionė leja botimin e kėsaj vepre, e vogėl pėrnga numri i faqeve (128), por e madhe pėrnga pėrmbajtja dhe cilėsia. Dalja nė dritė e  njė libri tė ri lidhur me shqiptarėt e qytetit qė mban emrin mė tė bukur tė tė folurit shqip, dhe atė nga ana e njė autori joshqiptar, s’ėshtė tjetėr veēse njė ngjarje e mirėseardhur qė meriton tė pėrshėndetet. Autori i tij, Adrian Mazhuru (i lindur nė vitin 1968), ėshtė doktorant i Universitetit tė Bukureshtit, hulumtues nė Muzeumin e Qytetit tė kėsaj metropole, dhe autor i njė numri tė konsideruar studimesh shkencore, nė tė cilat reflektohet Bukureshti qė nga mesjeta e kėndej, multikulturaliteti i tij, Ballkani nėn zotėrimin e tregtarėve, hebrenjtė, historia dhe etnografia e Transilvanisė, etj. Libri i parė i tij, qė pa dritėn e botimit nė prag tė kremtimit tė Ditės Kombėtare tė Shqipėrisė, dėshmon pjekurinė intelektuale tė njė hulumtuesi qė nxjerr nė pah njė mori elementesh tė reja e tė panjohura deri mė sot. Fjala ėshtė pėr deshifrimin dokumentar tė fenomenit shqiptar, qė nga periudha e Vasile Luput, e deri te ajo e ditėve tona. Pėr njė afirmim tė kėtillė shkencor, qė ua bėn sivėllezėrve tanė nė veri tė Danubit, autori meriton tė konsiderohet, si filoshqiptar.

         Qysh nė fillim, autori u shpreh falėnderime, atyre qė i kanė ofruar pėrkrahje pėr t’u njohur me zhvillimin historik tė Sheshit tė Bukureshtit, qė ka njė lashtėsi 500 vjeēare, dhe nė tė cilin elementi shqiptar, zė njė vend tė rėndėsishėm. Mirėnjohje prioritare autori u jep zonjave Andrea, Maria, dhe sidomos zonjės Elena Siupiur, bashkėpunėtore e lartė shkencore e Institutit tė Studimeve tė Evropės Jug-lindore nė Bukuresht, shkencėtare e shquar rumune me prejardhje shqiptare nga fshati Karakurt. Zonja Elena ėshtė njėherit edhe autorja e parathėnies “Shqiptarėt e “Qytetit tė Bukur”, tė cilėn e fillon me moton: “Unė jam arnaut”, thonė edhe sot me njė krenari dinjitoze, banorėt e tė vetmes koloni shqiptare tė Besarabisė, tė ardhur atje tani  e dyqind vjet mė parė”. “Shqiptarėt sipas saj, i japin Bukureshtit njė aromė tė kohėrave tė shkuara, Bukureshtit tė dikurshėm, njė tė shkuare tė kahershme prej disa shekujsh”. Ajo e pėrshkruan Bukureshtin e dikurshėm si njė qendėr kozmopolite, e fisnikėruar nga hebrenjtė bankierė qė i vėrtisnin finansat, nga gjermanėt dhe austriakėt, qė respektonin rregullin dhe moralin e lartė tė punės, tė mahnitur nga pasuritė shpirtėrore tė banorėve tė kėtushėm, nga tregtarėt e shumtė grekė, armenas, bullgarė, shqiptarė etj., tė cilėt ia dhuronin kėsaj qendre mikpritėse, frytin e punės sė tyre dhe erėtimėn e botės nga e cila vinin.

         Zonja Siupiur, si dhe lexuesi i rėndomtė, pas lekturimit tė kėsaj vepre interesante, konstaton se Bukureshti, shekuj me rradhė, ka qenė pėr tė shpėrngulurit e Ballkanit, pėr ata qė iknin nga Perandoria Osmane, njė vatėr strehuese qė u siguronte njė jetė mė tė mirė. Shqiptarėt e botės rumune janė ruajtur nga kujtesa kolektive si do ushtarė, tregtarė, rrogtarė, rojtarė tė paguar apo mbrojtės tė ligjit. “Pitoreskė pėrnga veshja e tyre: me fes dhe brez tė kuq, me fustanellė, pistoleta e shpata, kalėruar pėr bukuri mbi do kuaj tė bukur, kėta ballkanas tė mistershėm, tė denjė, krenarė dhe kryengritės, tė ashpėr nė mėri, por trima dhe besnikė tė pronarit deri nė flijim, duke mbėltuar respekt dhe frikė, arnautėt kanė mbetur definitivisht nė kujtesėn e botės rumune si njė pėrfytyrimi i vetėm, i besnikėrisė, korektėsisė dhe trimėrisė shqiptare. Pas shpinės sė kėsaj bote prej uniforme dhe parade tė forcės, gjendet ndėrkaq njė botė shqiptare numerikisht shumė mė e  madhe, mė paqėsore, mjaft aktive dhe e zellshme, lojale dhe e adaptueshme, pėr qytetin qė iu pėrkushtua” (f.8).

Bukureshti i bukur, i ka pritur tė gjithė me zemėrgjerėsi

Vlerėsimet e motrės sonė nga Karakurti, lidhur me arnautėt e Bukureshtit, me tė cilėt ballafaqohet nė faqet e kėtij libri, janė tė qarta dhe impresionuese: “Gjejmė nė shekujt e shkuar, mijėra shqiptarė, nė mjeshtritė e praktikuara jo vetėm nga ata, por nga krejt bota ballkanike, nga e cila dhe me tė cilėn vinin nė Bukuresht:  bakallė, tregtarė, kėrēmarė, kafexhinj, simitaxhinj, ėmbėltorė, bozaxhinj, hallvaxhinj, petėbėrės, bukėpjekės, duhanxhinj, lėkurtarė, hanxhinj, rojtarė, bankierė etj. I gjejmė shkallė-shkallė tė avansuar nė funksione ushtarake, ndėrsa mė vonė edhe nė si funksionarė institucionesh tė ndryshme. Mė vonė, kur modernizmi evropian e anuloi identitetin etnik dhe shėmbėlltyrėn e kėtij qyteti duke ia imponuar identitetin profesional, hasim shqiptarė tė adoptuar si inzhenierė, mjekė, arkitektė, avoketėr. Para sė gjithash, shqiptarėt u kanė dhėnė rumunėve zotėrues dhe familje tė mėdha bojerėsh (bujarėsh, apo fisnikėsh).

Qė nga i dyshimti pėr tė qenė shqiptar-epirot Mihai Viteazul, e deri te Vasile Lupu, sunduesit e Gjikajve dhe Shucu, nė kohėrat fanariote apo tė zotėrinjve vendalinj, Bukureshti, “qyteti i bukur”, apo “i bukuri ėshtė”, i ka pritur tė gjithė, pa marrė parasysh mjeshtrinė apo rangun. I ka pritur me ngazėllim pėr risitė, apo me hidhėrim dhe frikėsim prej saj. I ka mbajtur mend sipas emrave tė tyre kombėtarė, dhe ua ka respektuar zellshmėrinė dhe nderin. Shkallė-shkallė, Bukureshti i ka gėlltitur me dashuri, duke haruar se cilit komb i pėrkasin, duke i ruajtur emrat e tyre me tė cilėt ia kanė pagėzuar do rrugė, apo do lagje” (8). Po i pėrkujtojmė vetėm dy prej tyre, qė edhe sot i mbajnė pagėzimet e dikurshme: zona Bukur Obor dhe pylli Bėneasa. Bukureshti i sotėm i ka harruar tė gjithė. Nuk e din, rrugėve tė tij, kush ėshtė shqiptar, kush bullgar, kush armen apo hebre, kush ėshtė gjerman dhe kush ėshtė grek…Dhe me ta, ėshtė degdisur edhe bota materiale dhe kulturore, e prurė prej tyre. Dhe ėshtė degdisur edhe kujtesa e krejt asaj qė ėshtė ngritur dhe ndėrtuar nė kėtė qytet tė bukur. Por, mos vallė janė zhdukur?-pyet zonja Siupiur. Mos vallė i mbajmė me ne?

Libri i zotit Mazhuru, pėrpiqet ta zgjojė kujtesėn e fjetur tė Bukureshtit. Dhe pėrpiqet tė na i zgjojė qoshet e rrugėve prej nga na shikojnė tė shqetsuar, nostalgjikė, energjikė, tė ashpėr, tė pamėshirshėm, tė etshėm pėr njė pistoletė, tė zellshėm, besnikė e tė ndershėm, krenarė pėr kombin e tyre, shqiptarėt. Ėshtė libri qė na i ringjall rrugėt dhe lagjet bukureshtare, nėpėr tė cilat shekuj me rradhė mund tė dėgjoje njė shprehje tė butė, hijerėndė e krenare: “Edhe unė jam shqiptar”. Kėshtu pra, vetėm tė dihet! Dhe tė mos harrohet!

Shqiptarėt nė shėrbim tė besnikėrisė

Lidhjet linguistike rumuno-shqiptare, i ka shkoqitur me pėrkushtim, brenda njė gjysmėshekulli, filoshqiptari mė i madh i kėtij vendi: prof.univ. dr. Grigore Brėnkush. Pėr shqiptarėt nė historiografinė rumune, kanė shkruar disa autorė. Lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, si dhe Shėmbėlltyra e shqiptarit nė letėrsinė rumune, janė subjekte ende e paprekura, njėsoj siē ishte i paprekur edhe subjekti: Arnautėt nė shėrbim tė besnikėrisė. “Bukureshti shqiptar”  i Adrian Mazhurut, ėshtė pėrpjekja e parė, e sinqertė dhe produktive, nė kėtė drejtim. Ndoshta do t’i kujtohet dikujt qė tė shkruajė njė ditė pėr Berlinin shqiptar, Hamburgun  shqiptar, Cyrihun shqiptar, apo Beogradin shqiptar; pėr prezencėn dhe kontributin e sivėllezėrve tanė, nė kėto e qendra tjera botėrore. Libri ka strukturėn e njė disertacioni tė mirėfilltė, qė reflektohet madje, edhe nė kuadrin e pėrmbajtjes: “Arnautėt – Shqiptarėt e “Qytetit tė Bukur”; Prolog. Lasgush Poradeci drejtuar Asdrenit; Bukureshti shqiptar. Nga elita tregtare e deri te ajo kulturore; Epilog: Asdreni drejtuar Lasgush Poradecit; Bukureshti shqiptar: Arnautėt; Bukureshti shqiptar: Bojerėt dhe zotėruesit; Bukureshti shqiptar: Tregtarėt; Njė univers ballkanik: Bukureshti”, si dhe pasthėnia: “Das albanische Bukarest: Von Handlereliten zu kulturellen Eliten”.

Njė nga risitė e shumta me tė cilat ballafaqohet lexuesi nė kėtė vepėr, ėshtė veprimi i shoqėrive tė fshehta tė masonerisė, kontributi i tyre pėr ērobėrimin e popujve tė skllavėruar nga tirania e sundimit osman dhe pansllavist, si dhe ndėrlidhja e shqiptarėve me to. “Nikolla Naēo nuk refuzoi tė pėrkrahė komunitetin shqiptar tė Egjiptit dhe lozhėn e parė masonike shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1885, bėri “katėr udhėtime nė Stamboll nėn emrin kosnpirativ Joanid. Arriti kėshtu, pėrmes mareshalit Nysret-pasha, ti dėrgojė Kėshillit Shtetėror tė Patriarkisė Ekumenike, njė memorje pėrmes sė cilės kėrkonte anulimin e tutelės greke mbi kishėn ortodokse shqiptare dhe futjen nė kishė tė gjuhės shqipe” (36). Burimet qė shfrytėzon autori, lidhur me vitalitetin e shqiptarit mė energjik tė diasporės sė atėhershme shqiptare, Nikolla Naēos, vijnė nga ana e do shkencėtarėve tė mirėfilltė rumunė, si Sava Jancovici, Victor Papacostea, Cătălina Vătăşescu, Dinu Giurescu etj.

Prej nga erdhėn gjithė kėta shqiptarė nė Rumani?

Duke filluar qė nga viti 1764, kur Vlad Boculesku pėrktheu nga gjermanishtja Jetėn e Skėnderbeut, e deri nė kėto ēaste, janė shkruar njė varg librash mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, nė gjuhėn rumune, ndėr tė cilat edhe disa teza dizertacionesh tė autorėve Rusu, Balota, Brėnkush... Libri mė i ri qė doli kėto ditė me kėtė subjekt, Bukureshti shqiptar, mund tė konsiderohet ndėr mė tė suksesshmit. Ai ka syzheun dhe sharmin e vet shkencor, qė tė shtyn ta lexosh dhe rilexosh, duke patur parasysh faktin se brenda kopertinave tė tij, defilon jeta e mėrgimtarėve tanė, pėrgjatė njė periudhe pesėqindvjeēare. “Po qe se u bėjmė njė radiografi kėtyre rasteve, duke u ndalur vetėm te sunduesit rumunė, shohim se prezenca e tyre mbulon shekujt XVII-XIX. Kėshtu pra, 300 vjet traditė zotėrimi nė familjet bujare me prejardhje shqiptare”. Statistika e parė komplete e Bukureshtit, ėshtė ajo e vitit 1898/1899, kur qenė regjistruar kėtu 3.698 shqiptarė si kryefamiljarė. Shqiptarėt formonin asokohe, grupin mė tė madh ballkanik tė Bukureshtit, nė kohėn kur kish 938 bullgarė, 308 serbė apo 245 turq (f.116). Edhe sot e kėsaj dite, katalogjet telefonikė tė Bukureshtit e qendrave tjera tė kėtushme, janė tė vėrshuar me mbiemra shqiptarėsh, si Arnautu, Arnaucoju, Eftimiu, Anastasiu, Kantili, Dodani, Kardo, Zografi etj.

Prej nga erdhėn gjithė kėta shqiptarė nė Rumani? Burimet e para ndėrlidhen me lashtėsinė trako-ilire. Pastaj vijnė ato mesjetare, kur nė vitin 1595, pėr tė rishpėtuar nga invazioni osman, nė bazė tė njė raporti diplomatik, kalojnė Danubin 15.000 shqiptarė, dhe vendosen nė trojet rumune tė Oltenisė. Themi “pėr tė rishpėtuar”, duke patur parasysh faktin se pas vdekjes sė Skėnderbeut, pėr ta shpėtuar fenė dhe identitetin kombėtar, shqiptarė tė shumtė shpėrngulen nė Itali dhe dhe Bullgari.  Nė bazė tė burimeve shkencore, autori konstaton se “Nė shekullin XIX, erdhi rradha e komuniteteve shqiptare nga Bullgaria tė vijnė nė Rumani, nė njė numėr tė madh, sidomos si pasojė e luftėrave qė, nė fillim tė shekullit XIX, u transferuan nga Principatat rumune nė territorin e Bullgarisė veriore dhe tė Serbisė. Ky eksponim i papritur, nė nė njė varietet rreziqesh ekstreme, tė pasigurisė totale tė jetės kolektive, shkaktoi shpėrngulje masive tė shqiptarėve tė gjendur nė fshatrat kompakte nė veri-lindje tė Bullgarisė. Kėto fshatra ishin: Arnautlar, Eskiarnautlar (pranė Varnės), Turkarnautlar (pranė Pllovdivit), Kara Arnaut dhe Bejatnaut (pranė Razgradit). Lokaliteti Beitnaut quhej dhe Arbėnash (sot Poroishte). Po shtojmė dhe fshatin Arnėut Kujushi (sot Dloina, pranė Dobriēit, sot, Tolbuhin). Fshati Kara Arnaut quhej Arbėnashi i vogėl”(90), burime kėto, tė konfirmuara edhe nga ana e studjuesit bullgar Gjorgje Barbalov (Shqiptarėt e shpėrngulur nė Rumani pėrmes Bullgarisė, nė shek.XIX-tė, Historia e Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė, vėll.I-rė, Bukuresht, 2000, fq.161-1622.

Skėnderbeu e meriton nga njė pėrmendore,   nė ēdo metropolė evropiane

Shqiptarėt i kemi kahmos kėndejpari. Ata janė prezentė madje, edhe nė mikpritjet zyrtare tė sunduesve tė mėdhenj, apo tė bojerėve, duke qenė rojtarė tė ashpėr tė hapsirave publike, nė raste revoltash spontane. Ata i kemi tė pranishėm si roje fabrikash, institucionesh shtetėrore, madje edhe nė Pallatin Mbretėror tė Bukureshtit, duke patur pėrparėsi nė krahasim me tė tjerėt, pėr besnikėrinė dhe fuqinė e tyre morale, fizike dhe ushtarake. Ndaj edhe s’duhet tė na habitė fakti, se si njė grusht shqiptarėsh, qysh me rastin e krisjeve tė para nė Kala, ua kallėn datėn, qindra policėve sllavė tė Maqedonisė, apo fakti se si gjashtėmijė ushtarė shqiptarė, i mundėn tri herė me rradhė, gjashtėdhjetėmijė forca tė rregullta e rezerviste, ushtarako-policore maqedonase (2001). “Sot ēdo gjė ėshtė luftė. Mė mirė vonė se kurrė. Arnauti i kishte magjepsur tė gjithė”, thoshte Skėnder Drini, para 30 vitesh, kur e pat shkruar romanin “Shqipja e kreshtave tona”. Shėnimet i shkėpusim nga njė ditar i vitit 1973, qė e patėm shpėtuar nga bastisjet e parreshtura, tė udbashėve tė xhindosur. Vetėm Zoti i jep luftėrat e kėtilla: tė shkurtėra dhe lavdiprurėse. Dikurė pėr mbrojtjen e Ballkanit nga shėrbėtorėt e Sulltanit, ndėrsa tani pėr ērobėrimin e Maqedonisė nga hegjemonia pansllaviste, e do ligjeve tė kurdisura pėr diskriminimin kombėtar, tė kombit shqiptar. Nuk duhet tė na mahnisė fakti se proporcione tė kėtilla tė triumfit, kanė ndodhur edhe nė kohėn e Skėnderbeut, kur dhjetėmijė shqiptarėt e Tij, i mundnin dyzetmijė turq. A s’e meriton vallė, qė kėtij Atleti tė krishtėrimit, qė me trupat e tė parėve tanė e mbrojti Evropėn nga invazioni osman, t’i ngritet nga njė statujė, nė ēdo metropolė evropiane? Dhe jo vetėm kaq. Por edhe tė shpallet si i Shenjtė. Por, pėr konkretizimin e njė ideje tė kėtillė, duhet tė nxehen foteljet qeveritare, institucionale  dhe diplomatike shqiptare. Duhen projekte, programe, sponsorizime, pėrkthime, afirmime, akte, kontakte e fakte, pėr ta bindur Evropėn  se ēfarė bijsh tė shenjtė, ka lindur, ka rritur dhe ka kalitur, nėna Shqipėri.

Duke parafrazuar udhėtarin francez Le Cler, i cili gjen shqiptarė rrugėve tė Bukureshtit nė vitin 1866, autori thekson se asokohe, ishte njė luks i madh tė kesh (pėr roje) njė arnaut, i veshur nė kostum kombėtar, i qėndisur me fije prej ari, me shpatė dhe me pistoleta nė brez. Nė pėrgjithėsi, ēdo prijs fanariot, kishte nė gardėn e vet shqiptarė, madje edhe nė suitėn e Aleku Shucut, bėnte pjesė edhe njė gardė shqiptarėsh, ”tė prurė nga Konstantinopoja pėr t’i zėvendėsuar Arnautėt e Karaxhasė, pėr tė cilėt dyshohej se kishin ndjenja filoruse” (53). Ēdo burim, autori e regjistron nė kuadrin e fusnotave, tė cilat u pėrkasin studjuesve tė ndryshėm, shumica tė pėrkthyer nga frėngjishtja, dhe tė botuara nė revistėn mbretėrore Balcania tė Bukureshtit, pėrgjatė viteve ‘30-tė.

Njė vlerė e rrallė, qė meriton ta shohė dritėn e botimit, edhe nė gjuhėn shqipe

 Ja se si e pėrshkruan portretin e njė arnauti, dr. Veniamin Poēitan Bėrlėdeanu, nė vitin 1930: “(…) Rojtar i mirė, gjuetar, ushtar i zellshėm dhe kaēak i gatshėm pėr gjah. Ai nuk don tė dijė pėr punė tė detyrueshme, qė e shndėrron njeriun nė skllav. Pėr nga natyra ėshtė dashamir i lirisė, qė ēon njė jetė patriarkale. (…) Shtėpitė e tyre, ngriten pėrgjatė rrugėve, me do dritare tė vogla pėr mbrojtje. Gjithmonė janė tė armatosur dhe tė gatshėm pėr sulm. Lumturia e shqiptarit ėshtė tė mbajė armė, mos ti paguajė askujt, dhe tė mos kryejė shėrbimin ushtarak. (…) Shqiptari ėshtė njė kryengritės i atillė, qė askush nuk mund t’ia kalojė. E ndjek armikun e vet, deri nė  vdekje. Nėqoftėse nuk ia ka marrė hakun vetė, ia lė kėtė detyrė, pėrmes njė testamenti, bijve dhe pasardhėsve tė vet. Hakmarrja e tyre ėshtė njėra nga plagėt e Shqipėrisė. (…). Vetėm klerikėt mund ta ndėrmjetėsojnė besėn, domethėnė ndėrprerjen e hakmarrjes. Shqiptari ėshtė njeri i besės. Ai nuk e shkel fjalėn e dhėnė. Pėr atė shqiptarėt janė tė kėrkuar si rojtarė tė mirė, tė shtėpive dhe pasurive tė pasanikėve tė sotėm” (64).

         Ka edhe shumė elemente tjera tė paprekshme, tė shtjelluara pėr herė tė parė nė faqet e njė libri ku bėhet fjalė pėr vlera morale dhe profesionale, pėr familjet e pėrzjera shqiptaro-vllahe, pėr emigrantėt e parė, qė u shpėrngulėn nga trojet shqiptare qė erdhėn nė Bukuresht, pėr tregtarėt me prejardhje shqiptare: manastiras, tetovarė, kėrēovarė, korēarė, elita kulturore shqiptare, korporatat shqiptare, mjeshtritė dhe dinamismi finansiar i shqiptarėve tė kėtushėm, tė cilėt para se ta prekė diktatura komuniste kėtė zonė, kanė patur jo vetėm njė numėr tė madh dyqanesh, restoranesh, deposhė pėr mallra dhe tipografishė, por edhe njė bankė: Banca Albano-Greco-Romana, qė gjendej nė rrugėn e Diellit (Soarei, nr.8), atje ku sot gjendet Muzeumi i Oborrit tė Vjetėr (Muzeul Curtea Veche).

“Nga rradhėt e elitave tregtare, do tė ngriten, nė njė gjeneratė tė vetme, elitat financiare dhe liberale shqiptare dhe arumune, qė do tė konturojnė shkallė-shkallė, njė komunitet ideshė lidhur me kombin shqiptar dhe Shqipėrinė moderne”(107). Vitet e dy luftėrave botėrore, sollėn transformime tė mėdha, nė strukturėn e pėrditshmėrisė bukureshtase. Pasojnė falimentime tregtare, shkėputje lidhjesh ekonomike, ēthemelime organizatash tė minoriteteve nacionale, rikthim i kurbetēinjve nė vendlindje, shpėrngulje nė Turqi, Amerikė e gjetiu. Dhashtė Zoti qė, pėrmes pėrkrahjes sė gjithėmbarshme tė diplomacisė shqiptare, libri i Adrian Mazhurut “Bukureshti shqiptar”, ta shohė njė ditė dritėn e botimit, edhe nė gjuhėn shqipe. 

Baki Ymeri

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com