???
                           

Veprimtar i dalluar i diasporės shqiptare tė Gjermanisė

            "Nuk di nė mund tė ketė shqiptar mė tė sinqertė e mė tė besueshėm nė Hamburg, se Iljaz Kamberi", na thot njė bashkatdhetar yni nga Gurgurnica e Tetovės. I lindur nė Shipkovicėn legjendare.  Iljaz Kamberi ėshtė njėri nga veprimtarėt mė tė dalluar tė diasporės shqiptare tė Gjermanisė. Pėrgjatė qėndrimit tė tij tridhjetėvjecar nė kėtė vend, ai ka dhėnė prova tė shumta tė atdhedashurisė. Qysh nė fillim tė viteve '70-tė, ai u inkuadrua nė lėvizjen tonė kombėtare pėr fisnikėrimin e shpirtit shqiptar, pėrmes leximit dhe pėrhapjes sė librit shqip, tė gazetave e revistave tona, qė i siguronim nga Shqipėria, pėrmes linjės Tiranė-Bukuresht-Shipkovicė.

            I frymėzuar nga vlerat tona folklorike, nga kultura, letėrsia, arti, traditat e historia jonė e lashtė, ai u angazhua pėr shpėrndarjen e dritės sė atdhedashurisė shqiptare , jo vetėm nė gjirin e vendlindjes, por edhe te bashkatdhetarėt tanė nė Gjermani. Kėshtu, nė pranverėn e hershme tė vitit l973, sėbashku me Tasin Vokėn e  kolegėt e tjerė tė punės, e pat pritur dhe strehuar nė Bindlah tė Bajrotit, njėrin nga bashkėfshatarėt e tij, tė cilin e ndiqnin klyshėt e tėrbuar tė sigurimit jugosllav. Mė vonė, pasi qe vendosur nė Hamburg, veprimtarinė e vet kulturore e patriotike e intensifikoi nė kuadrin e shoqėrive tė atjeshme shqiptare. Sėbashku me bashkėfshatarėt e tjerė tė tij, ai pati fatin ta njohė e ta ketė mik tė shtėpisė, legjendėn e pavdekshme tė Sharrit, shkrimtarin dhe atdhetarin e Shipkovicės, Xheladin Gjurėn. Pat njohur e pat pėrkrahur nė ndėrkohė, edhe intelektualė, shkrimtarė, gazetarė, luftėtarė  e atdhetarė tė  shumtė, njerėz tė pėrmalluar ndaj kombit e atdheut, tė vetėdijshėm se  vetėm duke qenė gjithmonė nė shėrbim tė shqiptarizmit, mund ta pėrfitojmė dritėn e Parajsės.

             Duke i deshifruar letrat e tij, konstatojmė tė vėrtetėn sė qysh par dhjetė vitesh ai shpreh dėshirėn pėr tė pajisur bibliotekėn e tij me gazeta, revista, libra, fotografi,  kaseta,  pllaka  e me dokumente qė reflektojnė shpirtin shqiptar, artin shqiptar, historinė shqiptare, lashtėsinė tonė dhe krenarinė pėr tė lindur, pėr tė jetuar e pėr t'u shuar si shqiptar. Dėshira e tij prioritare, pėrmes grumbullimit tė kėsaj lėnde tė mirėfilltė albanologjike kishte tė bėjė me realizimin e njė dėshire tė shenjtė - edukimin e fėmijėve  me njė frymė tė shėndoshė  kombėtare dhe me njė moral tė lartė, duke krijuar te ta kultin ndaj librit, mesimit, punės, familjes dhe atdheut.

         Zoti Iljaz  realizojė edhe njė dėshirė tjetėr-lansimin pėr diasporėn shqiptare tė Hamburgut, tė njė ekspozite albanologjike, me tė gjitha ato vlera kombėtare qė i grumbulloi pėrgjatė viteve. Dhe kush e bėn kėtė. E bėn kėtė njė banor i thjeshtė i Shipkovicės, me pak shkollė por me shumė shpirt, me vullnet tė ēelniktė e me ndjenja tė kristalta kombėtare, pėr tė zbukuruar jo vetėm banesėn e tij, por edhe sallonet moderne tė Hamburgut, shtėpinė nė Shipkovicė dhe rrugėt e saj, duke i modernizuar ato, qysh para se tė krisė lufta.Takimet me zotin Iljaz Kamberi, Zija Murseli, Halit Ymeri e tė tjerė (qė tė gjithė nga Shipkovica), janė tė shkurtėra e impresive. Kontributi i tyre konkret ndaj cėshtjes shqiptare, ėshtė kontribut i shenjtė. Ata qė kanė patur fatin ta vizitojnė ekspozitėn dokumentare me vlera kombėtare tė zotit Iljaz Kamberi, qė e organizoi kah fundi i vitit tė shkuar dhe fillimi kėtij viti nė Qendrėn Islamike tė Hamburgut, kanė konstatuar se kjo ekspozitė ėshtė njė inisiativė fisnike edhe pėr tė rinjtė tanė, qė ta shohin e ta dinė se nga jemi, nga vijmė, kush jemi e nga shkojmė.

Le ta dinė tė rinjtė prejardhjen shqiptare, autohtoninė shqiptare, traditat tona dhe  trimėrinė tonė qė na ka shpėtuar nga planet djallėzore tė shkijeve, pėr tė na shkombėtarizuar. Shqipėria pėrgjatė periudhės ilire, Shqipėria nė kohėn e Skėnderbeut, Shqipėria nė kohėn e Bajram Curit, Ismail Qemalit, Idriz Seferit, Fan Nolit e Gjergj Fishtės, Shqipėria nė kohėn e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhės, Kosova kreshnike e Adem Jasharit, Kisha katolike e Shipkovicės, Veteranėt, shkrimtarėt dhe atdhetarėt tanė, janė disa nga temat fotografike qė I prezentoi zoti Iljaz nė kėtė ekspozitė, I emocionoi vizitorėt e panumėrt shqiptarė e joshqiptarė tė Hamburgut, ndėr tė cilėt edhe intelektualin, shkrimtarin dhe gazetarin e shquar kosovar, Arif Mulliqi, I cili impresionet e tij I bėri publike pėrmes njė artikulli tė mirėfilltė analitik “Koha e shqiptarėve pėrmes ekspozitės sė njė mėrgimtari”. Ėshtė hera e parė qė nė diasporėn shqiptare organizohet njė ekspozitė artistike me fotografi, libra, albume, qė ėshtė shumėdimensionale nė pėrmbajtje dhe formė dhe do tė ishte mirė sikur kjo ekspozitė tė hapet edhe nė Berlin, Shtutgart, Paris, Londėr, nė mos pėr gjė tjetėr, atėherė le tė shikojnė mėrgimtarėt tanė se edhe me angazhime tė kėtilla nė art, me ruajtjen dhe kultivimin e kulturės, shqiptarėt dinė t’I ndihmojnė atdheut - shprehet me kėtė rast, autori I tekstit tė lartėpėrmendur.

Pėrmes ruajtjes me besnikėri tė fotografike tė heronjėve tė kombit, zoti Iljaz e mposhti fanatizmin pseudoislamik tė disa klerikėve tanė, qė e mashtronin popullin gjoja se na qenka mėkatė tė ruhen fotografitė e tė vdekurve, apo ta flakin havalen gratė tona, nėnat tona, motrat tona, vajzat tona. Jam shumė I lumtur qė pas njė kohe tė gjatė, zoti Iljaz shkėlqeu si meteor, duke e fisnikėruar ende mė shumė emrin e Shipkovizes nė diasporė - na thot njė bashkėfshatar zni pėrmes linjės telefonike, duke shtuar se pėrmes artizanatit, gazetave e librave tė prezentuara, pėrmes flamurit tė kombit e vlerave tė tjera dokumentare, tė shtzpura, tė shkruara, tė fotografuara, tė kseroksuara apo tė qėndisura, ai e prezentoi shpirtin shqiptar, qenjen tonė dhe integritetin kombėtar.”I.Kamberi me kėtė ekspozitė e freskoi dashurinė ndaj kombit dhe me kėtė rast tregoi vetėdije tė lartė atdhetare si mėrgimtar”-ėshtė kz njė nga impresionet e shumta tė shėnuara nė ditarin e kėsaj ekspozite, nga ana e atzre qė patėn fatin ta vizitojnė. Vlen tė pėrmendet me kėtė rast kryesia e Shoqatės Shqiptare “Verrat e Llukės” nga Hamburgu, zotėrinjtė Rexhė Smajlaj, Musa Mazrekaj, Vebi Sallai, Haxhi Dervishaj, Remzi Xhezairi, Violetė Dukaj, Zekirja Zulbeari, Servet Izeti e shumė tė tjerė. Duke shpresuar se shembullin e zotit Iljaz, pėr tė krijuar biblioteka personale, do ta ndjekin edhe bashkatdhetarėt tanė tė tjerė, kudo qė tė jenė, nė vendlindje apo diasporė, e pėrgėyojmė edhe ne nga zemra, kėtė tribun tė thjeshtė tė shqiptarizmit, qė pėrmes jetės dhe veprės sė vet patriotike, dėshmon konkretisht se shqiptari ngado qė shkon, vendin e vet nuk e harron.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com