???
                           

GJITHMONĖ NĖ SHĖRBIM TĖ SHQIPTARĖVE DHE SHQIPĖRISĖ

            Po qe se nuk i kthehemi tė kaluarės, pėr tė evokuar ngjarjet e shkruara e tė pashkruara tė historisė, ardhmėria shpirtėrore mund tė na shkojė nėpėr terr. Ideja ėshtė e njė dijetari tė madh francez: Pocqueville. Nė Nėntor tė vitit 1974, duke i vizituar bashkatdhetarėt tanė nė prag tė Ditės sė Flamurit, nga ana e patriotit korēar Dhimtėr Kristesku, kuptojmė se nuk ekzistonte fshat nė Rumani, sidomos nė Moldovė dhe Munteni, pa njė kosovar. "Kishin furra buke apo ėmbėltore. Pjesa dėrmuese e tyre ishin nga Tetova, Gostivari e Kėrēova. Nga Kėrēova qenė familje tė shumta, edhe nė Drėgėshan. Mė kujtohet si sot njėfarė Muhedin Hyseini, pastaj nė rrethin Vėlēea, ishtė njėfarė Dani, rojtar vreshtash.

Nga ana e profesor Maksutit, kuptojmė se kėrēovarėt mė tė shquar tė Plojeshtit kanė qenė Rexhep Selim Novosella, Sefedin Kėrēova dhe Kurtish Banushi. Rexhep Novosella ishte tregtar dhe patriot i madh. Ishte shqiptari qė e sponsorizoi banketin pėr nderė tė Ismail Qemalit, ditėn kur u mbajt mbledhja historike me koloninė shqiptare tė Bukureshtit (5 Nėntor 1912), kur u morėn vendimet e para lidhur me Pavarėsinė shtetėrore tė Shqipėrisė.  Sa herė vjente nė Bukuresht, Rexhepi i tubonte bashkatdhetarėt e vet nė restorantin Kapsha, duke i gostitur dhe duke biseduar me ta pėr fatin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Qėllimi i tij ishte qė ta ndihmojė kombin shqiptar nė ruajtjen e identitetit kombėtar. Ai ishte i rrethuar pėrherė nga miq e dashamirė, bashkatdhetarė qė digjeshin pėr komb e atdhe.

            R. Novosella gėzonte respektin e tė gjitha autoriteteve, dhe e donin tė gjithė. Bashkėvepronte, si me shqiptarė, poashtu edhe me tregtarė pėrkatėsishė tjera nacionale. Pėr hulumtimet tona, sipas "Shqiptarit"tė Bukureshtit, “ėshtė e denjė tė shėnohet veprimtaria e tij patriotike, e shtjelluar nė shumė plane, qė nga thirrja e shqiptarėve nė takime e biseda qė u bėnė periodike, e deri tek ndihmat nė tė holla pėr mbėshtetjen e disa veprimeve patriotike qė do tė ēonin nė shpėtimin dhe ruajtjen e Pavarėsisė, sovranintetit dhe tėrėsisė tokėsore, tė shtetit shqiptar. Mbėshteti shpalljen e Pavarėsisė e mė pas, mbrojtjen e saj, duke qenė mik me Pandeli Evangjelin - kryeministri i ardhshėm i Shqipėrisė. E ndihmoi madje, edhe Ahmed Zogun, me qėllim qė tė konsolidonte shtetin shqiptar. Priste nė Plojesht shumė shqiptarė, pavarėsisht nga vinin, duke i ndihmuar tė gjenin punė dhe tė vendoseshin nė Rumani. Disa prej tyre i ndihmonte edhe pėr tė krijuar familje".

            Nė Plojesht jeton sot e kėsaj dite e bija e tij, stomatologja Jozefina Avrami, qė ka mbi 80 vjet. Ishliderit tė shqiptarėve tė kėtij vendi, ajo i ka ofruar njė serė fotografishė tė viteve '40, ku gjendet edhe i ati i saj, nė shoqėri tė  korēarėve, ndėr tė cilėt edhe Sefedin Kėrēova, tė gjithė tregtarė tė pasur dhe atdhetarė tė dėshmuar. Si qindra shqiptarė tė tjerė, Rexhep Novosella ka ardhur i varfėr nė Rumani, nė fillim tė shekullit XX. Duke patur njė edukatė tė shėndoshė familjare, me tė ardhur nė Rumani, bie nė kontakt me librat e vėllezėrve Frashėri, qė ishin botuar para ca vitesh, nė shtypshkronjėn e parė shqiptare tė Bukureshtit. Nga ana e rilindasve tė atėhershėm, dėgjoi po ato fjalė, qė i kish dėgjuar nga ia ati kėrēovar: Shqiptarėt janė trima, tė menēur, punėtorė dhe tė zotė pėr ēdo punė. Pėrmes punės sė ndershme, arriti tė bėhet shfrytėzues pyjesh tė tėra nė Luginėn e Teleazhenit. Nė Rrugėn Vėleni tė Plojeshtit, kishte deponė e madhe tė drurėve. I kishte miq tė ngushtė bashkėvendasit e tij: Kurtish Banushin, Sefedin Maksutin, Llukė Llokmanin, Subi Kadriun, Nazif Ibrahimin etj. Korēarėt e Bukureshtit  tregonin se ai ėshtė takuar me Ibrahim Temon, Asdrenin e patriotė tė tjerė. Ishte njėri nga shqiptarėt e pasur, qė ka sponsorizuar botime librash, gazetash dhe aksione tjera nė favor tė komunitetit shqiptar tė Bukureshtit. Nė vitin 1949, me rastin e nacionalizimit tė pasurisė nga ana e komunistėve, qe detyruar ta braktisė Rumaninė e tė kthehet nė gjirin e familjes nė vendlindje: i varfėr pėrnga xhepi, por i pasur pėrnga shpirti e pėrvoja jetsore, krenar pėr kontributin qė pat dhėnė pėr shqiptarėt dhe avansimin e kauzės sė tyre kombėtare.

            Njė kėrēovar tjetėr i famshėm i Plojeshtit, ka qenė Kurtish Banushi, i lindur para 90 vitesh, mė 1912, nė Shutovė tė Kėrēovės. Qė nga 13 nėntori 1930, duke kaluar kufirin me pasaportė jugosllave, vendoset nė Plojesht tė Rumanisė, ku mė 1943 i akordohet "Libreza e ushtrimit tė profesionit si rrogtar", nga ana e Ministrisė sė punės, shėndetit dhe mbrojtjes sociale. Nė kėtė dokument (nr.83556/1943), Kurtishi paraqitet si "mik i devotshėm italian, i lindur nė Kėrēovė tė Shqipėrisė". Tre vjet mė vonė, bėhet anėtar i Lidhjes Popullore tė Shqiptarėve tė Rumanisė (Uniunea Populara Albaneza din Romania), cilėsi tė cilėn zoti Xhelku Maksuti e dėshmon pėrmes Librezės nr.287/1946. Sekretar i Lidhjes asokohe ishte Nesti Proto. Banonte nė Plojesht, nė tė njėjtėn rrugė (Valeni, nr.30, ku kish deponė e drurėve Rexhep Novosella. Lidhjet ndėrshqiptare tė korēarėve tė Bukureshtit, atestohen edhe pėrmes njė Vėrtetimi qė ia lėshon mė 1958, Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Bukuresht, pėrmes  vulės zyrtare dhe nėnshkrimit tė sekretarit tė parė, Niko Misho. Meqė ishin kufinjtė e mbyllur dhe nėnshtetasit e huaj tė ndjekur, pėr tė ardhur nė vendlindje nė vitin 1970, Kurtishin e fton nė vizitė, pėrmes njė garance oficiale, Nuredin Nexhbedini nga Strellci i Kėrēovės.

            I entuziazmuar pėr kontributin qė janė duke dhėnė kohėve tė fundit kėrēovarėt pėr demokratizimin e Maqedonisė, zoti Xhelku Maksuti, edhe ky me prejardhje kėrēovare, shpreh indinjatė ndaj krimeve barbare qė kanė bėrė pushtuesit e huaj pėrgjatė luftės sė dytė botėrore, kur ia kanė likuiduar krejt familjen dajės Izet. "Urdhėroni, na porosit zotėria e tij, e pyesni pėr kėtė nipėrit e mi qė kam nė vendlindje: Beratin, Xhelkun, Sefedinin dhe Rexhepin. Janė kėta bijtė e Nuhi Kadriut, qė kanė shtėpi, edhe nė Novosellė, edhe nė Kėrēovė". Zotėria e tij na flet edhe pėr njė atdhetar tjetėr tė madh tė kėsaj ane: Sefedin Kėrēovėn, i karakterizuar nga revista "Java" e Tiranės (nr.30/1937), si "njė nga patriotėt mė tė ēquarė dhe nga pėrpjekėsit mė fanatikė pėr lirin' e Kombit. Zoti Kėrēova, nė Rumani kishte njė pozitė mjaft tė mirė, por atdhedashuria e tij, e detyroi t'i braktisė tė tėra, pėr t'i shėrbyer Kombit. Dhe sot e kėsaj dite, ndonėse fati e ka favorizuar, nga goja e zotėrisė sė tij nuk del asnjė ankim, por vetėm fjalė enthusiaste pėr Mbret e Atdhe". Nė vitin 1942, Sefedin Kėrēova udhėhoqi komunėn e Shipkovicės. U shua nė Tiranė, ku banonte, nė rrugėn Buda, nė prezencėn e zonjės Ana nga Satu Mare, pėr tė cilėn do tė pėrkujdeset mė vonė, shqiptarja Zejnepe Taula. Tė kėtillė ishin kėrēovarėt e Rumanisė: punėtorė krahu, ėmbėltorė tė rėndomtė dhe tregtarė tė mėdhenj. Ishin atdhetarė qė i preokuponte pėrherė aktualiteti dhe historia e popullit shqiptar, bukuritė mahnitėsė tė atdheut, jeta e rėndė e shqiptarit nė vendlindje, gjuha jonė e shenjtė dhe traditat tona tė bukura.

       

ne fotografi: Kėrēovarėt e Bukureshtit me Sefedin Kėrēovėn nė mes, para ardhjes sė tij si prefekt i Shipkovicės, nė kohėn e Mbretėrisė Shqiptare
  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com