???
                           

Nė truallin e Namazgjasė sė Elbasanit do tė ndėrtohen tre pallate shumė-katėsh. Namazgjaja ėshtė pronė e myftinisė sė kėtij qyteti. Sipas njė kontrate tė lidhur midis kryesisė sė komunitetit mysliman shqiptar me disa "investitorė" nga Peqini mė datė 9 qershor tė kėtij viti, pala kontraktuese ka depozituar nė Kėshillin e Rregullim Territorit tė Bashkisė sė qytetit dokumentacionin pėr tė ndėrtuar tri godina pėrkatėsisht 9, 11, 12 katėshe. Ky fakt ėshtė zbuluar nga komisioni i Namazgjasė, tė cilėt kanė gjetur edhe dokumentet pėrkatėse. Kjo ka qenė edhe njė nga arsyet qė ka nisur sherri mes myftiut Halit Muharremi dhe njė pale tjetėr, qė njihet me emrin komisioni i Namazgjasė. Dje, nėpėrmjet njė peticioni tė firmosur nga tre mijė besimtarė myslimanė, komisioni i Namazgjasė i ėshtė drejtuar kryetarit tė Bashkisė, Hysen Domi, qė tė ndėrhyjė duke zbatuar ligjin.

Nėpėrmjet kėtij peticioni ata kanė kėrkuar qė tė mos miratohet leja pėr ndėrtimin e tre pallateve shumėkatėshe mbi truallin e vakėfit tė Namazgjasė sė Elbasanit. Peticioni i ėshtė dorėzuar, nėpėrmjet sekretarisė, kryebashkiakut Domi, i cili nuk ka bėrė tė ditur qėndrimin e tij rreth kėtij problemi. Ndėrsa nė fundjavėn e kaluar, myftiu i qytetit, Halit Muharremi, e ka mohuar faktin se mund tė jetė kryer tjetėrsimi apo shitja e pronės prej tij apo nga Komiteti Shqiptar Mysliman. Por nga tė dhėnat qė disponon "komisioni i Namazgjasė" rezulton se nė nė datėn 9 qershor tė kėtij viti, nė mbėshtetje tė propozimit tė myftiut Halit Muharremi, kryesia e Komitetit Shqiptar Myslyman ka lidhur njė kontratė me disa investitorė, tė cilėt kanė dorėzuar dokumentacionin nė Kėshillin e Rregullim Territorit. Sipas Myftinisė sė Elbasanit, nga tregu i sotėm nė kėtė vend pėrfitohen 6 milionė lekė nė vit, ndėrsa pas ndėrtimeve nė fjalė, pėrfitohen 600 milionė lekė. Dje nė mbrėmje, kundėrshtarėt e Myftiut, kanė dalė me njė deklaratė, nė tė cilin saktėsojnė se, distancohen pėrfundimisht prej tij. Ndėrsa sot, pritet qė tė aprovohet kėrkesa nė njė mbledhje tė KRT-sė sė rrethit. (Burimi: Gazeta Shqiptare )

  
 

Fatmir Popja dhe Aida Harka

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com