Reforma fetare shqiptare

Baki Ymeri
"Kjo eshte nje rene
me bisht dhe askush s'ka pse te loze rolin e budallait dhe te ngule kembe si
mushka. Kundershtaret duhet ta heqin velin e hipokrizise e te thone troē,
se Allah eshte arabisht, Rabi
eshte ebraisht, ndersa Zot apo Perendi eshte shqip dhe vetem shqip".
(Vedat Shehu). Mos shikoni kisha e xhamia ngase feja e Shqyptarit, ėshtė
shqiptaria! (Vaso Pasha)
--------------------
Jo per ata qė si durojnė vllehėt dhe shqiptarėt e krishtėrė,
dhe as pėr Fahredin Shehun e kemi fjalėn. Nuk e dimė nė ėshtė poet, prift apo
hoxhė, por e dimė se njė ditė e lansoi njė libėr nė Shkup. Ftėsėn pėr tė marrė
pjesė nė lansim e transmeton nė njė numėr tė panumėrt adresash elektronike,
madje edhe nė ato tė cilat as qė duan tė kenė punė me propaganda fetare. Qė
nga Beteja e Kosovės (1389), sulltanėt e Stambollit kanė bėrė ēmos pėr ta
shndėrruar Ballkanik nė njė qendėr mesjetare tė prapambeturisė. Po kėshtu ka
vepruar edhe Serbia, pėrmes shijeve paranoike tė kolonializmit dhe
ekspansionizmit. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, pėr tė shpėtuar gjuhėn, shpirtin
dhe fenė e tė parėve tanė, shqiptarėt e menēur dolėn tejmatanė brigjeve tė
Adriatikut, Danubit etj. Jo feja i ka fajet, por fanatizmi fetar.
Pėrse ishte fjala? Ka kaluar aq kohė
nga ajo kohė dhe fjalėt e Evės janė ende aktuale. Janė aktuale ngase
shqiptarėt ende nuk janė mbushur me mend pėr ta zėvendėsuar fanatizmin fetar
me atdhetarizėm kulturor. Nuk blejnė shqiptarėt gazeta, siē veprojnė hebrenjtė,
por dinė tė hedhin para pas lavireve tė Bullgarisė apo Rumanisė. Po ti kishin
ndjekur me kohė shembujt e shenjtė tė rilindasve tanė, admirimi i Europės ndaj
Kosovės dhe Shqipėrisė do tė ishte ende mė i madh, Kosova kaherė do tė ishte
bėrė republikė, ndėrsa Shqipėria do tė kishte krijuar kushte ekzistenciale pėr
shqiptarėt dhe arumunėt, mė shumė se Greqia. I potencojmė arumunėt ngase njė
injoranti elektronik nuk i konvenon e vėrteta se sulmet e hajdutėve tė Ali
Pashė Tepelenit kundėr vllehėve tė Voskopojės. Ku janė Akademia dhe Biblioteka
e Voskopojės? Ku janė shqiptarėt e likuiduar nga shqiptarėt nė Kosovė? Ku janė
ata qė sjanė?
Posti televiziv nė fjalė ėshtė i
njohur nė Europė apo SHBA si njė ndėrmjetės i mesazheve kėrcėnuese tė
terroristėve arabė kundėr Perėndimit. Ajo qė impresionoi telespektatorėt e njė
posti tjetėr televiziv, Qatar, kishte tė bėjė me njė intelektuale siriane, dr.
Wafa Sultan, dhe njė profesor
egjyptas tė studimeve fetare (dr. Ibrahim al Khouli). Emisioni i realizuar nė
gjuhėn angleze qe ndjekur nga miliona telespektatorė. Me kėtė rast, dolėn nė
shesh disa tė vėrteta aktuale edhe pėr patriotėt tanė, pėr titistėt dhe
enveristėt e dikurshėm, tė cilėt e kanė zėvendėsuar atdhetarizmin me fanatizem.
Emisioni nė fjalė bėnte fjalė pėr vlerat e larta tė Perėndimit katolik dhe
prapambeturinė ekonomike e kulturore tė Lindjes fanatike. Konflikti prezent nė
Irak apo Avganistan nuk ėshtė njė konflikt ndėrmjet feve apo qytetėrimeve, por
njė konfrontim ndėrmjet dy koncepteve tė kundėrta, ndėrmjet dy epokave.
Mėnjanė ėshtė mentaliteti mesjetar i fundamentalizmit, ndėrsa nė anėn tjetėr
qytetėrimi i shekullit XXI.
Fjala ėshtė pėr njerėz qė dinė
tė shkojnė nė hap me kohėn menjanė, dhe pėr eksponentė tė primitivizmit dhe
tėrrorizmit nė anėn tjetėr. Hebrenjtė e kanė lėnė mėnjanė tragjedinė dhe janė
duke e bindur botėn ti respektojė pėrmes asaj qė dinė, pėrmes punės sė tyre,
e jo pėrmes klithjeve, vajtimeve apo hedhjes sė vetvetes nė ajėr, pat thėnė
mes tjerash Wafa Sultana, e rritur nė njė familje myslimanėsh sirianė, e
indinjuar nga veprimet e organizatės terroriste Vėllazėria myslimane, e cila
arrin tė shpėrngulet nė Amerikė, me tė shoqin dhe fėmijėt e saj, ku ka filluar
tė bashkėpunojė nė njė site mysliman reformist, duke e kritikuar ashpėr
Vėllazėrinė myslimane dhe fundamentalizmin islamik. Nuk e dimė nė ka ardhur
koha pėr ringritjen e kishės katolike nė Shipkovicė, apo tė Katedrales sė
Kombit edhe nė Drenicė, por e dimė se shqiptarėt duhet ta ndajnė shapin prej
sheqerit, duke i dhėnė prioritet kulturės kombėtare, e jo propagandave fetare.
Cili ėshtė qėllimi i kėj shkrimi?
Sipas njėrit nga eseistėt mė
tė mirė qė kanė shqiptarėt, tri janė armiqėt mė tė mėdhenj qė e kanė mbajtur
nė varfėri dhe prapambeturi kombin shqiptar: fanatizmi islamik,
pseudoortodoksia greko/serbe dhe fundamentalizmi komunist. Shqiptarėt kanė
nevojė pė reforma fetare, pėr faltore tė pajisura ma banga pėr pleq e plaka,
pėr burra e gra, pėr tė rinj e tė reja, pėr Shėn Mėrinė dhe Krishtin e Shenjtė,
pėr Shėn Palin, Shėn Kastriotin, pėr Nėnė Terezėn e Shenjtė, pėr Shėn
Kristoforidhin, Shėn Fishtėn, Shėn Naimin, Shėn Jasharin, Shėn Rugovėn, por
jo edhe pėr Ali Pashėn, Sali Butkėn apo ata qė se kuptojnė domethėnien e
kėtij mesayhi tė (pa)pjekur.
Ku i ka hije shqiptarit tė
merret me islamizimin e Zvicrės, Gjermanisė apo Italisė? Nuk kemi gjė kundėr
tė drejtave personale, siē janė feja, besimi, pėrkatėsia konfesionale, por
kemi gjė kundėr mentalitetit turko/sllav tė pandjeshmėrisė sė fanatikėve tanė
qė organizojnė tifime publike nė emėr tė iftarit, pėr tia bėrė qejfin
gomarit. Ēubrilloviqi rekomandonte hapjen e mektepėve nė vend tė shkollave pėr
prapambeturinė e shqiptarėve nė Kosovė, ishmarksistėt e Kosovės, Kumanovės,
Tetovės e Kėrēovės, e kanė zėvendėsuar atdhetarizmin me fanatizėm. Jo pėr tė
gjithė e kemi fjalėn, por pėr gomarėt, respektivisht ish/agjentėt e ambasadave
jugosllave tė cilėt e vazhdojnė misionin e tyre antishqiptar nė disa kahje:
Kultivimin e fanatizmit mėnjanė, dhe kultivimin e urrejtjes kundėr shqiptarėve
tė njėe feje tjetėr nė anėn tjetėr.
Flasim pėr
reforma dhe ende nuk jemi nė gjendje tė japim ide konkrete, pėr hapje
bibliotekash e diskotekash edhe nėpėr fshatra. Punė e madh se disa shqiptarė e
paskan paskan dashur Titon apo Enverin.
Pse? Ngase sipas
njė dokumenti tė lashtė egjyptas, Juda nuk ka qenė tradhėtar, dhe as Titoja
nuk ka qenė diktator komunist. Diktatorė dihet se kush kanė qenė: Stalini,
Rankoviqi, Millosheviqi, Ben Ladeni, fanatizmi, fundamentalizmi dhe terrorizmi.
Jo nga bota katolike vjen diktatura apo kafshėrimi femrės, por nga bota orto/islamike
e pseudoatdhetarėve qė e kultivojnė urrejtjen dhe fanatizmin fetar. Pėr ta dhe
pėr rininė demokratike shqiptare, brenda e jashtė kufinjve tė Shqipėrisė sė
cunguar, vlen njė uratė biblike: Faljau Zot fajin ngase nuk e dinė se ēpo
bėjnė! |