???
                           

 Dr.Don Shan Zefi

Vitin e kaluar (1994) doli pėr herė tė parė nė dritė pėrkthimi komplet e Biblės nė gjuhėn shqipe, nga prifti i mirėnjohur Don SIMON FILIPAJ, meshtar i argjipeshkvisė sė Tivarit, i cili do tė rradhitet nė vargun e pėrkthyesve mė tė njohur tė Shkrimit Shenjt e, posaē me Shėn Jeronimin, me prejardhje iliro-shqiptare, i cili nė atė botė e kishte pėrkthyer Biblėn prej greqishtės, e emėrtuar si LXX (SEPTUAGINTA) nė latinisht, e denominuar apo e njohur mė vonė si »VULGATA« - pėrkthimi mė autentik i tė gjitha pėrkthimeve. A do tė jetė kėshtu edhe pėrkthimi i Don Simon FILIPAJT pėr botėn shqiptare? Kėtė do ta dėshmojė koha! Sidoqoftė, do tė ketė nderin tė jetė pėrkthyesi i parė nė gjuhėn shqipe.

Me kėtė rast, nuk do tė hyjmė »in meritum« tė pėrkthimit, por do tė orvatemi t'i vėshtrojmė disa rreshta tė letrave tė Shėn Palit ku bėhet fjalė pėr Ilirėt-Shqiptarėt , respektivisht pėr pagėzimin apo krishterimin ndėr popullin mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Natyrisht, do tė pėrmendim ndonjė historian antik duke pėrfshirė kėtu edhe traditėn e krishterė.

Bibla apo Shkrimi Shenjt ėshtė, vėrtetė, njė bibliotekė librash qė i pėrfshin 73-sosh. Fjala greke »biblia« (libėrth), deminutivi prej »biblos« (libėr), qe transferuar nė gjuhėn latine nga shkrimtarėt kishtarė-latinė, nė formėn »Biblia«, - orum, pastaj e transferuar nė gjininė femrore-njėjės: »Biblia«, ae. Kjo formė e fundit merret nė gjuhėn tonė moderne europiane, pra edhe (»Testamenti«) ėshtė pėrdorur pėr t'i indikuar librat e shkruara para ardhjes sė Jezu Krishtit (Besėlidhja e Vjetėr = BV apo Dhiata e Vjetėr). 46-sosh dhe librat e shkruara pas ardhjes sė Krishtit (Besėlidhja e Re = BR apo Dhiata e Re): 27-sosh, rrjedh prej njė pėrkthimi tė LXX (Septuagintės) tė njė fajle hebraike »berit« qė ka kuptim tė nbė besėlidhje, aleance, pakti (bilateral). Nė greqishte, ky term qe pėrkthyer me shprehjen »diatheke« qė shpre »dispozicion«, dispozitėn e fundit tė mirave vetjake, »testament«, dmth. njė angazhim unilateral.

Librat e Shkrimit Shenjt janė shprehėsi tė njė historie shpėtimtare apo shėlbimpruese; dėshmojnė e tzransmetojnė ndėrhyrjet, si dhe fjalėt e Zotit nė histori. pėr kėtė arsye, kanė qenė tė shkruara gjatė shumė shekujve; literatura biblike-hebraike sė paku XI shek., prej shek. X para Krishtit - nė shek. I pas Krishtit.

BIBLA zbulon, tashmė nė emėr tė saj veēoritė qė e bėjnė librin mė tė botuar, mė tė lexuar e mė tė pėrkthyer nė botė

Ndėr popullin Shqiptar, pėrkthimi i saj fillo, nė njė mėnyrė, atėherė kur filloi tė sheh dritė letėrsia shqipe, pra me »Mesharin« e Dom Gjon BUZUKUT (1555). Kuptohet, pėrkthimi i Gjon Buzukut ka qenė i pjesėrishėm. Prej kėtij »Meshari« historik qė ka rėndėsi tė posaēme edhe pėr letėrsinė shqiptare, ėshtė dashur me shekuj tė pritej ndonjė pėrkėthim i ndonjė libri tė Besėlidhjes sė Re. Natyrisht, lehtė mund tė vėrehet motivi, posaēe nga vėshtrimi i historianėve. Dihet se populli shqiptar nėn periudhėat mė tė errėta tė historisė sė vet - nėn okupimin e perandorisė osmane, pėrjetoi njė dramė tė vėrtetė tragjike, kėshtu qė zhvillimi i kulturės, tė thuash, deri nė Kongresin e Berlinit (1878) mbeti ekskluzivisht nė duart e klerikėve apo nė suazat kishtare, edhe pse Kierkia kishtare jo vetėm qė u dobėsua, por u shua gati krejtėsisht. Sipas burimeve tė pabotuara sidomos nė atė tė »Archivio Segreto Vaticano« e tė atij »Archivio Storico delle Propagasnda Fide« gjendej jo akte tė rralla ku pėrshkruhej se turqit i shkatrronin arkivat e ipeshkvive, me qėllim qė tė ērrėnjoset ēdo burim i krishterimit. Pėrndryshe, si tė kuptohen fyerjet ndaj shqiptarėve si njerėz tė pashkollė!?

 Pėrkthimet e deritanishme tė BIBLĖS

 Nė kėtė drejtim po pėrmendim njė pjesė tė mirė tė pėrkthimeve: Evgalion, to Kata Mathajon, diglotton aplo-ellenikon kai albanetikon, Korfu 1824 (Ungjillisipas Mateut, dy gjuhėsh, greqisht-shqip); Dhiata e Re e Zotit dhe Shpetimit tanė Jezu Krishtit dygjuhėsh, do me thanė, Greqishte dhe Shqip. Korfuz 1827. (Me kujdesin e Gregorit, Argjipeshkvit t'Eubebes); Kater Ungilat e Jezu Krishtit e de punet e Apostuive - K. Kristoforidhi, Konstandinopol, A. H. Boyagiani, 1872; Kater Ungilat e Zotit ede Selbuesit tonė Jezu krishtit, ede punet e Apostuive-KeOümun prei grekistes vieter skip nde guhe gegeniste prei Konstantinit Kristoforidhit, Elbasanit. Konstantinopol - Stampumun per Bretaniken e te Hujen Sok'enime e Bibles prej A. H. Boyagian, 1886; DhiaTA E Re e Zotit edhe e Shelbuesit t'ynė Jezu Krishtit, kėthye shqip ndė gjuhė gegėnishte prej Konstantinit Krostoforidhit, Elbasanit. Konstantinopol 1872; Ungili pas Matheut kthuere prej elinishtese ship nde te fole Toskerish, Bukurest »Dituria« 1889; Dhiata e Re e Zotit dhe e Shpėtimtarit t'ėnė Jezu Krisht, kthyer prej Elinishtes shqip nė tė folė toskėrisht, Korēė - Shoqėria Biblike pėr n'Angli dhe jashtė (1930); Ungjilli i Jezu Krishtit sipas Matheut, Romė 1960.

Shkrimi Shenjt - Katėr Ungjijt dhe Punėt e apostujvet, U.S.A.. 1976. (Pėrkthye nga Msgr. Dr. Joseph J. Oroshi); Meshari i tė kremteve, Romė 1966. (pėrkthye dhe zhvillue prej Atė Danjel Gjeēaj). Veprat e pėrkthyera prej Don Simon FILIPAJT: Shėn Mateu, 1974; Bibla e ilustruar pėr tė rinjė, 1978; Besėlishja e Re, 1980; Bibla - Dhiata e Vjetėr dhe e Re, ECM 1993; Bibla - Shkrimi Shenjt (Besėlidhja e Vjetėr dhe e Re), »Drita« - Ferizaj 1994 (Pėrktheu dhe shtjelloi Don Simon Filipaj...

 Manoskriptet e njohura deri mė sot tė pėrkthimeve

 Vlen tė theksohet se deri mė sot kemi pasur edhe kemi tri pėrkthim,et komplete tė Biblės nė manoskrip (prej tyre dy tė humbura, sepse turqit edhe nė kėto raste do t'i djegin manoskriptet e pėrkthimeve qė kishin rėndėsi fetare e kombėtare). I pari pėrkthim, deri mė sot qė dihet nga burimet e ndryshme, ėshtė ai i Gregorit nga Durrėsi, argjipeshkėv (+1772); i Thedor Haxhi Filipit (1730-1806); si dhe njė manoskript i Atė Donat Kurtit ēka edhe po pritet botimi i kėtij manoskriptit.

Pas njė hyrjeje tė shkurtėr mbi Biblėn e Madhe, ėshtė mė sė e rėndėsishme t'i shtjellojmė edhe ca letra tė Shėn Palit, drejtuar: Romakėve, Selanikasėve, Timoteut dhe Titit, tė cilat drejtpėrdrejt apo terthorazi flasin mbi argumentin tonė. Por, duke mos u lėshuar nė interpretimet e rretheve kohore tė letrave paoline e tė veprave tė apostujve.

 Letrat paoline e dėshmojnė krishterimin ndėr shqiptar: Letra e Romakėve, Selanikasėve, Timoteut dhe e Titit

 Duke i lexuar letrat e Shėn Palit, mund tė nxjerret se nė udhėtimet e shpeshta apostolike tė tija, katėr regjionet e Gadishullit Ballkanik: Trakia, Maqedonia, Epiri, Iliria (Illyricum) dhe Akaja qenė pėr disa vjet fushė mundimesh nė tė ungjillėzuarit apo nė tė pėrhapurit e krishterimit ndėr kėta popuj, mes tė cilėve gjendeshin edhe ilirėt-shqiptarėt.

 Shėn Pali, pasi i pat vizituar besimtarėt e Sirisė, Cicilisė, Likaonisė e pastaj sė bashku me nxėnėsit e tij, Timoteun, kėta tė Frigjisė, Galacisė, Misisė e tė Troadės, kaloi üėr tė parėn herė nė Europė, nė Filip, nė Tesalonik (Selanik) edhe nė Bere (Berae, Verria e sotshme), nė zemrėn e Maqedonisė. I njėjti Apostull iu shkruan Romakėve: »Kėshtu qyhs prej Jeruzalemit e pėr ēark nė Ilirik e kam pėrhapur Ungjilllin e Krishtit« (»...ita ut ab Ierusalem et per circutium usque in Illyricum repleverim evangelium Christi...« (Rom 15,19). Kjo ndodh me gjasė gjatė udhėtimit tė tij tė tretė, i ardhur nga Maqedonia pėrmes udhės »Egantia« qė shpiente nė Durrės e, pastaj tė shkonte nė Romė ku sė shpejti kishte programuar njė mision apostolik nė Spanjė. »Pasi u paqetua turbullimi, Pali i thirri nxėnėsit, u tha porositė, i pėrshėndeti dhe i ngushėlloi me shumė fjalime vėllezėrit, shkoi nė Greqi. Atje ndej tre muaj. Pikėrisht kur mendoi tė udhtoi pėr Siri, hebrenjtė ia zunė pritėn, por ai atėherė vendosi tė kthehejė nėpėr Maqedoni« (»Postquam autem cessavit tumultus, accerestis Oaulus discipulis et  axhortatus eos, valedixit, venti ad Graeciam; cumque fecisset menses tres, factae sunt illi insidiae a Iudaeis navigaturo in Syriam, habuitque consilium, ut reverteretur per Macedoniam...« (Vap 20, 1-3).

Me gjasė, prej letrės sė parė drejtuar Selanikasėve, mund tė nxjerrim (pėrfundim) se Shėn Pali Apostull tė ketė predikuar apo pėrhapur krishterimin nė vendet tona. Ai i udhėzon Selanikasit tė jenė model, shėmbėlltyrė i tė gjithė besimtarėve qė gjenden nė Maqedoni dhe nė Akajė: »Edhe ju u bėtė ndjekėsit tanė dhe tė Zotit duke pranuar Fjalėn me gėzim qė jep Shpirti Shenjt edhe pse nė vėshtirėsi tė madhe, kėshtu qė u bėtė shembull pėr tė gjithė besimtarėt e Maqedonisė dhe tė Akajės« (»Et vos imitatores nostri facti estis et Domini, excipientes verbum in tribulatione multa cum gaudio Spiritus Sancti, ita ut facti sitiss forma omnibus credentibus in Macedonia et in Achaia«...(1 Sel 1,6-7). Nė tė njėjtėn letėr hasim edhe nė konstatimin e Palit se feja nė atė botė ishte pėrhapur jo vetėm nėpėr Maqedoni e Akajė, por rreth e pėrēark nėpėr krahinat qė i rrethonin (»A vobis enim diffamatus est sermo Domini non solum in Macedonia et in Achaia, sed in omni loco fides vestra, quae est ad Deum, profecta est, ita ut non ist nobis necesse quidquam locqui« (1,8).

Pastaj nxėnėsi e tij Titi, predikoi krishterimin nė Dalamaci. »Hiq e eja sa mė parė te unė, sepse Dema pėr dashuritė e kėtij shekulli, mė la vetėm. Ai shkoi nė Selanik, Krescenci nė Galaci, Titi nė Dalmaci« (Festina venire ad me cito. Demas enim me dereliquit diligens hoc saeculum et abit Thessalonicam, Crescens in Galatiam, Titus in Dalmatiam...« (2Tim 9-10). Kėtu mund tė supozohet se Shėn Pali me emrin »Dalmatia« nėnkupton Shqipėrinė e sotme. Rėndėsia e udhės »Egnatia« ishte tejet e rėndėsishme, meqė ndėrlidhte »per via terra«: Romėn me Greqinė dhe Lindjen e Afėrt e, qė Shėn Pali si organizator i madh i misioneve apostolike tė bindejė pėr themelimin e bashkėsive tė reja nė tokėn iloro-shqiptare. Pikėrisht nga kėto vende. pali e thirri Titin qė t'i inspektojė bashkėsitė qė i kishte themeluar.

 Predikuesit e krishterimit ndėr Ilirė-shqiptarė : Shėn Luka Ungjilltar, Shėn Andreu e Shėn Bartolomeu Apostuj

 ,shtė edhe traditė e krishterė se ungjilltari Shėn Luka e ka pėrhapur krishterimin nė Iliri. Ky lajm konfirmohet nga jetėshkrimet e shumėta tė Shėn Palit, tė shkruara nga hagiografėt bizantinė.

Disa historianė pohojnė se edhe Shėn Bartolomeu Apostull  i pat ungjillėzuar ilirėt-shqiptarėt. Kėshtu psh. Baroni nė »Annales Ecclesiastici« duke folur pėr patrikun Gregorin, shkruan se qe »dėrguar nė provincat shqiptare, atje ku tashmė Shėn Bartolomeu Apostull kishte pėrhapur fenė«.

Shėn Gregori »Nazianzeno« referon se Shėn Andreu Apostull qe i ftuar tė predikojė Ungjillin nė pjesė perėndimore tė Ilirisė e tė Epirit, bile kjo vjen e rikonfirmuar edhe prej traditės sė krishterė, sipas tė cilės: disa dėshirojnė qė ky Apostull tė ketė pagėzuar nė Scici (Scizia) dhe nė Sodgianė (Sogdiana), tė tjerėt nė Epir e nė Greqi. Poashtu ėshtė traditė qė Apoli mbi tė cilin flet Shėn Pali, nė letrėn e parė drejtuar Korintasėve tė ketė qenė i ftuar prej tė njėjtit Apostul nga Korinti nė Nikopol e, pastaj bėhet ipeshkėv nė Durrės.

Edhe nė menologjinė greke, 17 korriku pėrkujtohet nė nder tė Shėn Astit, ipeshkvit tė Durrėsit, nė kohėn e persekutimeve mbi tė krishterė (duke i pėrfshirė edhe tė gjithė provincat ilire-shqiptare) nga ana e perandorit, Trajanit (98-177)

 Dėshmia e Shėn Jeronimi mbi pėrhapjen e krishterimit nė atdheun e vet

 Padyshim, Shėn Jeronimi (ilir-shqiptar) mirė thotė se Shėn Pali Apostull kishte shkuar nė Iliri (Illyricum) pėqr tė pėrhapur krishterimin: »In omnibus locis versabatur: cum Thoma in India cum Petro Romae, cum Paulo in Illiryco«.

 Edhe disa dėshmi mbi krishterimin e hershėm

 Prefekturat e Ilirisė do tė ishte dashur tė kenė shumė seli ipeshkvore, qysh nga filli i shekullit tė parė. Pikėrisht nė Nikopol, nė Epir, pali Apostull e kaloi dimrin: »Kur tė dėrgoi tė ti Artemin ose Tihikun, hiq e eja te unė nė Nikopol, sepse atje vendosa ta kaloi dimrin« (»Cum misero ad te Arteman aut Tychicum, festina ad me venire Nikopolim; ibi enim statuti hiemare«)... (Tit 3,12).

Por, ka edhe shumė seli tė tjera ipeshkvore-antike si Durrėsi, Apolonia, Valona, Shkodra, Ulpiana, Shkupi, e tė tjera, edhe pse mungon dokumentacioni pėrkatės historik. Kjo e fundit (Selia ipeshkvore e Shkupit) ishte nė mėnyrė tė posaqme tėheqėse pėr historinė, sepse ishte gjithnjė udhėlidhėse me tė Lindjes e Perėndimit. Nė mesin e pesė udhėve tė njohura gjatė Perandorisė Romake qė i lidhnin vendet e ilirėve me Romėn (Perėndimin) e Selanikun (thesalonica) ishte edhe udha e pagėzuar »Scopia« qė drejtonte kah Stobi dhe Selaniku (Thesalonica). Kėshtu, edhe sipas shkrimtarėve mė tė lashtė kishtar, dėshmohet pagėzimi i shqiptarėve nė shekullin e parė, deri nė grykderdhjen e Danubit (Origeni). Edhe Tertuliani shkruan pėr pėrhapjen e pėrgjithshme tė krishterimit, deri tek dakėt. kjo pėrhapje e hershmė e ungjillėzimit, nuk mungon tė shkruhet edhe nga shkrimtarėt paganė. Kėshtu Plini i Ri (rreth v. 111-113) pohon se, krishterimi jo vetėm qė ishte pėrhapur nėpėr qendrat e kulturave apo qyteteve, por edhe nė fshatra (»Neque civitates tantum, sed vicos etiam atque agros superstitionis istius contagio pervagata est«).

Edhe Shėn Injaci i Antiokisė, i dėnuar ne Romė me vdekje, bėri udhėtimin nga Filipi nė Durrės, i ardhur prej Smirės.

Kėtė do ta dėshmojė edhe organizimi i mirė kishtar nė shekujtė e parė, si psh. KISHA ilire-shqiptare ekumenike; nė sinodat provinciale e interprovinciale; korrespondenca mes Selisė sė Shenjtė dhe ipeshkvijve ilirė-shqiptarė.

Nė bazė tė vargitjeve tė dėshirave mė tė larta tė pėrmendura flasin mė sė qartė pėr zanafillėn e krishterimit ndėr shqiptarė: nė Dardani (nė Kosovė e mė gjėrė), Maqedoni e nė Shqipėri. Pra, Bibla mbete dėshmia mė e vėrtetė mbi pagėzimin e shqiptarėve. Pa njohjen e saj as qė mund tė kuptojmė Europėn e krishterė nga pikėpamjet e saja: historike, arkeologjike, pėr nga tradita, feja, filozofia, muzika, arti...e, as shqiptari nuk do tė mund ta njohė veten, botėn apo trashėgiminė shpirtėrore, kulturore e fetare tė stėrgjyshėve tė vet.

(Nga URTIA tė studentėve tė teologjisė sė ipeshkvisė sė Kosovės mė 1994.Zgjodhi per (ri)botim:   Albert Voka)
  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com