???
                           

 

(tha Ismail Kadareja pėrgjatė qėndrimit tė tij, nė brigjet e Detit tė Zi)  

Evenimentul zilei (Ngjarja e ditės) ėshtė njė nga tė pėrditshmet mė tė lexuara bukureshtare, qė del nė qindramijė ekzemplarė. Drejtor i saj ėshtė gazetari i mirėnjohur, Kornel Nistoresku. Nė njėrin nga numrat e vjeshtės sė parė tė kėsaj vjeshte, qė nė ballinė paralajmėrohen do tituj qė joshin kuriozitetin e lexuesve tė panumėrt: “Nepotizmi e gulēon shtetin”, “Dorela ia ka tollovitur mėndjen italianit tė famshėm nga Lazio Roma”, “Haxhi rezikon tė humbė fuknsionin e antrenorit”. Pason me shkronja kurzive dhe fotografi, intervista ekskluzive me Ismail Kadarenė: “Ballkanasit u janė besnikė klaneve e jo principeve” (22 shtator 2003). Njė intervistė interesante ia botoi tė nesėrmen Kadaresė, edhe e pėrditshmja “E vėrteta letrare dhe artistike”. Po japim me kėtė rast, disa fragmente qė zgjojnė kuriozitet, edhe pėr lexuesit tanė:

Krejt bota protestonte kundėr amerikanėve, askush nuk fliste pėr masakrat nė Kosovė.

Shkrimtarė tė mėdhenj tė botės u prononcuan kundėr intervenimit ushtarak nė Irak. Njė situatė e ngjashme ndodhi edhe nė Serbi para disa vitesh. Ē’mendoni ju pėr kėtė?

            “Ēėshtja e Kosovės ėshtė shumė e thjeshtė. E di se kėtu nė Rumani kanė qenė zėra kundėr bombardimeve. Kėtė mund ta kuptoj.Edhe unė jam kundėr bombardimeve. Krejt bota protestonte kundėr amerikanėve, askush nuk fliste pėr masakrat nė Kosovė. Isha i dėshpruar pa masė. Pėr mua njė masakėr ėshtė mė i tmerrshėm se sa njė bombardim. Historia e botės na thot se kurrė nuk ka ekzistuar ndonjė pėr masakra ndėrsa pėr bombardime ka ekzistuar nevoja, shih luftėn kundėr hitlerizmit. Kėto dy gjėra nuk mund tė konsiderohen si tė barabarta. Kur e shpėrthen njė fėmijė, kur e vret me gjakftohtėsi, nuk ėshtė e njėjta gjė me vdekjen e njė fėmije nė bombardime. Kėshtu qė isha i vendosur: nėqoftėse nuk ndėrpriten masakrat, Serbia duhet tė bombardohet pa kurfarė mėshire. Ė njėjta gjė vlen edhe pėr terrorizmin. Nuk ekziston kurrfarė justifikimi pėr terrorizėm. Romantizmi i kamikazeve ėshtė krejtėsisht idiotik. Kam qenė pėr intervenim kur janė shkelur tė drejtat e njeriut. Ėshtė konflikti i Antigonės: drejtėsi shtetėrore apo drejtėsi hyjnore? Antigona ka bėrė diēka kundėr shtetit ngase ashtu ia diktonte ndėrgjegja. Njė ligj superior e lejon intervenimin nė Afganistan apo nė Irak”.

            Si e spjegoni megjithatė, antiamerikanizmin e disa shkrimtarėve tė mėdhenj?

            “Ka qenė njė fushatė e pėrhershme bolshevike kundėr amerikanėve. Kjo propagandė ėshtė marrė prej islamistėve. Mund tė jesh kundėr rendit shoqėror tė perėndimit, qė fsheh shumė drama, por kjo nuk shpjegon qėndrimin e shkrimtarėve pėr tė cilėt flisni. Unė nuk e mund ta pranoj kėtė marrėzi tė antiamerikanizmit. Shqiptarėt kanė ndaj amerikanėve njė mirėnjohje historike normale – i kanė ndihmuar dy herė pėrgjatė shekullit tė shkuar. Ashtu siē e kanė pėrkrahur krejt zonėn e Ballkanit. Pėr atė nuk mund ta kuptoj antiamerikanizmin e grekėve, pėr shembull, tė cilėt kanė qenė tė ndihmuar shumė nga amerikanėt. Antiamerikanizmi pėrzjehet nganjėherė me antisemizizmin – njė gjė e kėtillė nuk i bėn kurrfarė nderi Evropės. Ėshtė njė lajthitje historike”  

Si shkrimtar qė pėrmes lindjes i pėrkisni edhe kulturės islamike, si reagoni kur bėhet fjalė me tė madhe pas 11 shtatorit lidhur me “luftėn e civilizimeve”? A ballafaqohet  vallė bota, me njė vėshtirėsi komunikimi?

                “Po, njerėzimi gjendet pėr fat tė keq, nė njė  situatė tė vėshtirė. Forma tė shumta tė terrorizmit qė manifestohen sot nė botė, janė mė tė rrezikshme, mė tė pėrgjakshme, mė cinike, mė johumane, dhe mė intolerante se sa mund t’i imagjinonte dikush. Ėshtė, faktikisht, njė luftė e tmerrshme kundėr jetės. Me fanatizmin nuk mund tė bėsh negociata. Eskaladimi i dhunės, kudoqoftė dhe kurėdoqoftė, ėshtė njė problem tragjik i njė fakture tė veēantė. Njė tragjedi dimensionesh kolosale. Shqetson fakti se mjetet pėr shpartallimin e terrorizmit, nuk janė as pėr sė largu tejet efikase. Dhe, mu kjo e obligon botėn e civilizuar, ta pėrdorė forcėn”.                      

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com