lobi
                           

Takimet e udhėheqėsve politikė tė shqiptarėve me pėrfaqėsuesin politik tė UĒK-sė sė shpėrndarė, Ali Ahmeti, nė Shipkovicė tė Tetovės, fituan njė publicitet tė theksuar, sidomos nė mjetet maqedonase tė informacionit dhe u vlerėsuan thuajse si kompllot i ri politik i shqiptarėve. Lobi ia doli tė sigurojė diēka nga ajo qė ndodhi nė kėto takime

Nė Shipkovicė gjatė ditėve tė kaluara Ali Ahmeti vetėm njėherė ėshtė takuar me kryetarėt e tri partive shqiptare tė cilat vlerėsohen si mė me ndikim. Nė Shipkovicė, mė 4 nėntor, “mysafirė” tė zotit Ahmeti dhe bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė tij ishin Kastriot Haxhirexha, Arben Xhaferi dhe Ymeri. Ky takim ėshtė bėrė me kėrkesė tė udhėheqėsit politik tė UĒK-sė dhe ka zgjatur rreth pesė orė. Sipas informatave tė Lobit, njė debat mė i nxehtė ėshtė zhvilluar ndėrmjet kryetarit tė PDK-sė, K. Haxhirexha, dhe aatij tė PPD-sė, Y.Ymeri, nga njėra dhe Ali Ahmetit, nga ana tjetėr, ku kryetari i PDSh-sė, Arbėn Xhaferi, mė tepėr ka manifestuar njė qėndrim indiferent. Nė kėtė drejtim, Haxhirexha ka shpjeguar qėndrimet e veta se ai “nuk ėshtė nėnshkrues i asnjė dokumenti politik” dhe konform kėsaj nuk mbanė pėrgjegjėsi pėr (mos) realizimin e tyre. Ymeri ka kontestuar formulimet e amendamenteve tė propozuara pėr ndryshimin e Preambulės dhe tė pozitės sė bashkėsive fetare. Nga kjo ai ka nxjerrė pėrfundimin se “shqiptarėt fitojnė shumė pak nga e gjithė kjo qė u bė”.

Kėrkoni, kėrkoni - urdhėroni!

Nė ēarshinė e Tetovės, tash mė flitet se konstatimit tė kėtillė tė Ymerit, Ahmeti i ėshtė kundėrvėnė me fjalėt: “Mirė, e pra, urdhėroni Ju tė PPD-sė dhe tash mė luftoni Ju!”. Nė vazhdėn e kėsaj, Ymeri ia ka tėrhequr vėrejtjen Xhaferit “pėr shumė punė tė dyshimta qė ai i bėn tinėzisht e qė shkojnė nė favor tė maqedonasve dhe nė dėm tė shqiptarėve”, si dhe pėr mungesėn e gatishmėrisė sė tij (Xhaferit) pėr tė bashkėpunuar me partitė tjera shqiptare pėr ēėshtjet “kapitale pėr shqiptarėt”.

Edhepse mund tė fitohet pėrshtypja se prijėsit politik shqiptarė e informojnė “bossin” e vetė dhe se nga ai kėrkojnė qė tė pėrcaktojė se kush ka tė drejtė e kush jo, prapėseeprapė takimi ka qenė mė tepėr nė funksion tė infromatave dhe pikėpamjeve sesa ndonjė marrėveshje e fortė pėr ndonjė paraqitje tė ardhshme, unike, tė tyre. Nė tė vėrtetė, marrėdhėniet e Ali Ahmetit me treshin e liderėve kanė specifikat e veta.

E pėrbashkėta qėndron nė atė se tė trija partitė, nė periudha tė ndryshme, tė bėhen krah politik i UĒK-sė, por Ahmeti dhe UĒK-ja ia dolėn qė me mjeshtri t'i shmangen ēfarėdo veprimi parcial partiak nė gjirin e saj. Edhepse UĒK-ja me paraqitjen e vet i margjinalizoi praktikisht PPD-nė dhe PDSh-nė tė cilat veē e veē, nė kohė tė tyre, nuk ia dolėn qė me pjesėmarrjen e tyre nė qeveri tė vėnė nė jetė kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe kėshtu, nė njėfarė mase UĒK-ja u erdhi si “oponente” e ashpėr e tyre, ndonėse krahas tė gjitha zėrave pėr njė disponim anti-parti, publikisht askush nga kreu i UĒK-sė, nuk i kritikoi. Ahmeti, edhe pas vendosjes sė paqes sė brishtė dhe paralajmėrive pėr aktivizimin e tij politik, botėrisht nuk tha asnjė fjalė tė ashpėr ndaj liderėve tė PDSh_sė dhe PPD-sė, si rivalė tė mundshėm politik.

Ahmeti indiferent ndaj partive politike

Marrėdhėniet me PDK-nė e Haxhirexhės, Fadil Bajramit dhe Xhevat Ademit, janė ca mė specifike. Edhe pėrkundėr angazhimeve tė afėrta nga ditėt e rinisė, por dhe pėr shkak tė faktit se dy deputetėt e PDK-sė kanė lidhje tė ngushta me Fazli Veliun. Nė tė vėrtetė, pikėrisht ishin ata iniciatorėt dhe realizatorėt e peticionit qė nė pranverėn e vitit tė kaluar(mars) e nėnshkruan thuajse tė gjithė deputetėt shqiptarė, me tė cilin u kėrkua qė zoti Veliu tė lirohet nga arrestimi nė Gjermani dhe qė qeveria e Maqedonisė tė heq dorė nga kėrkesa pėr ekstradim tė kėtij. Madje, vlerėsohej se njė afri e kėtillė me UĒK-nė, PDK-sė ddo t'ia mundėsonte vendin e krahut tė saj politik qė, koha tregoi, nuk ndodhi. Gjatė luftės, njė kohė, seekretari i saj i pėrgjithshėm, Xhevat Ademi, “shėtiste” nėpėr Malet e Sharrit, por nuk mori ndonjė pozitė tė rėndėsishme nė udhėheqjen e kryengritėsve.

Pas vendosjes sė armėpushimit, nė kuvendet themeluese tė degėve tė PDK-sė, njerėzit e Haxhirexhės, madje paralajmėronin (si nė Shkup) edhe praninė e Ali Ahmetit qė asnjėherė nuk ndodhi. Ca mjete tė informimit ne gjuhėn maqedonase, ndėrkaq e pohonin kėtė me tė madhe. Nga ana tjetėr, ata qė janė mė tė udhėzuar nė lojėrat politike thonė se Ali Ahmeti nuk pajtohet fare me pėrcaktimin e PDK-sė pėr federalizimin e Maqedonisė nė kėtė moment, por as edhe mė vonė. Madje, i njėjti kėtė koncept e vlerėson si njėsoj ose edhe mė tė dėmshėm pėr shqiptarėt se koncepti i Akademisė Maqedonase tė Shkencave dhe Arteve pėr ndarjen e Maqedonisė.

PPD-ja vetėm “bėn amin”...

Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, sikundėr mėsohet, ėshtė ankuar se “kėta tė PPD-sė dhe sidomos kryetari i saj veprojnė kokė mė vete, se nuk bashkėpunojnė” dhe se memzi presin tė dalin pėrpara gazetarėve pėr t'u lavdėruar se kanė kėrkuar kėtė e atė, ndėrsa “brenda nė takime vetėm kanė bėrė amin”...

Kėtu nuk pėrfundojnė takimet e Ahmetit me pėrfaqėsuesit politik tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Njė ditė mė vonė, sipas burimeve tona, nė Shipkovicė, sė bashku me Ymer Ymerin, ngjitet njė grup mė i madh i deputetėve tė PPD-sė dhe udhėheqėsve tė saj. Kjo mbase flet se Ymeri dhe Ahmeti megjithatė nė takimin e para njė dite nuk kishin mundur tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt por edhe tė ndahen keqas. Ky takim i ri,si duket ėshtė inicuar nga Ymeri. Nė orėt e mbrėmjes, Ahmeti ia ka dėrguar Ymerit dhe njerėzve tė tij makinat pėr t'i sjellė nė Shipkovicė. Jo se ata s'kanė pasur se me ēka tė shkojnė, por pėr tė treguar edhe disponimin e tij edhe ndaj PPD-sė, veprim ky sado i arsyetuar me “shkaqet e sigurisė”. Pritja e kėtij delegacioni, sikundėr mėsohet, ka qenė mjaftė e ngrohtė, vėllazėrore e miqėsore. Si zakonisht, i pari ka marrė fjalėn mikpritėsi. Ka elaboruar situatėn e pėrgjithshme nė rajon dhe nė botė, me njė theks tė veēantė mbi gjendjen kėtu nė Maqedoni. Pėr gjendjen e sigurisė ka folur shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Gėzim Osdreni. Ahmeti, mėson Lobi, ka kėrkuar vendosjen e njė uniteti mė tė fortė midis shqiptarėve nė Maqedoni, duke theksuar qėndrimin asnjanės tė UĒK-sė ndaj partive politike. Dhe, nė kėtė rrafsh, ka pėrmendur rolin pozitiv tė partive gjatė kohės ssė luftės. Ka paraqitur pikėpamjet e tij lidhur me veprimin e faktorit ndėrkombėtar nė zhvillimet nė Maqedoni dhe ka nėnvizuar veēmas pakėnaqėsinė me ēėshtjen e amnistisė. Ymeri ka kėrkuar qė pikėpamjet e veta tė shfaqin edhe bashkėpartiakėt e tij, duke u arsyetuar se ai dhe Ahmeti i kanė tė njohura pikėpamjet e njėri-tjetrit. Ėshtė interesante njohuria e Lobit se nė takim ka dalė ideja qė propozimit tė Trajkovskit pėr tekstin e Preambulės t'i reagohet me njė kundėrpropozim dhe atė “me gradacione pėr pozitėn e bashkėsive etnike nė Preambulė”. Kėtė ide e ka hudhur poshtė Abdurrahman Aliti i cili paraprakisht kishte bėrė njė retrospektivė tė ngjarjeve politike, pėr organizimin e maqedonasve kundėr dokumentit tė Ohrit, pėr debain politik tė zhvilluar nga maqedonas, e kėshtu me radhė.

Ky propozim ėshtė elaboruar mė tej nga ana e Ismet Ramadanit, me nėnvizim se “ duhet urgjentisht tė takohen Haxhirexha, Xhaferi dhe Ymeri dhe propozimi t'u paraqitet ndėrkombėtarėve”. Kėtė ide Ahmeti e ka mbėshtetur dhe ka marrė rolin e organizatorit tė takimit tė tre udhėheqėsve.

Prosperitetistėt kundėrpėrgjigjen

Gjatė ndejes, si duket, nuk ėshtė lėnė anash as pakėnaqėsia e prospritetistėve me veprimet e PDSh-sė dhe tė Xhaferit. Ėshtė kėrkuar njė lloj “reterimi” i kėtij tė fundit nga vlerėsimi teepėr i favorshėm pėr variantin mė tė ri tė Preambulės. Abdyladi Vejseli ka paraqitur pak mė ashpėr “mossinqeritetin” politik tė numrit njė tė PDSh-sė,duke e bėrė kėtė me , sipas tij, shembuj, konkretė. Nga ana e tij, Naser Zyberi ka shpjeguar procedurėn parlamentare pėr ndryshimet kushtetuese dhe ka kundėrshtuar qasjen e Ahmetit lidhur me zgjidhjen e problemit sipėror, duke shpjeguar se me Dokumentin-kornizė nuk ėshtė zgjidhur puna e Universitetit tė Tetovės. Zyberi ėshtė i mendimit se vetėm legalizimi i UT-sė ėshtė zgjidhje adekuate pėr arsimin e lartė nė gjuhėn shqipe, me financim nga buxheti i shtetit. Moskuptimi fillestar midis Ahmetit dhe Zyberit konsiston nė atė rreth tė drejtės sė kėtij tė fundit sepse Marrėveshja-kornizė parashikon obligimin e qeverisė qė pas katėr vitesh shteti tė jetė ai qė financiarisht do ta ndihmonte arsimin e lartė nė gjuhėn shqipe, por pa konkretizuar se si do tė bėhet kjo.

Nguti pėr propozime, nguti pėr takime

Dhe, pikėrisht rreth kėsaj, midis palės shqiptare ėshtė shėnuar njė nguti e panevojshme, madje doli edhe propozimi pėr “pazarllėk” me Preambulėn pėr hesap tė UT-sė, bashkimit tė UT-sė me Universitetin e “Shtulit”, etj. Mirėpo, shkaqe pėr nguti nuk ka. Universiteti tė cilin e quajmė “i Shtulit” ėshtė njė projekt i shkėlqyeshėm i cili nga zgjidhja politike u arrit tė transformohet nė projekt tė pastėr arsimor. Nuk ka nevojė qė projekti tė kthehet nga fillimi. Pėr tė edhe bashkėsia ndėrkombėtare ka detyrimet e veta. Sipas ligjit pėr arsimim sipėror, qė ta financojė gjatė katėr viteve tė ardhshme. Prandaj, nuk duhet t'i mundėsohet edhe mė tutje qeverisė qė Universitetin e EJL-it ta shfrytėzojė si kompensim pėr mosekzistimin e univrsitetit publik, nė tė cilin do tė mėsohet edhe nė gjuhėn shqipe. Shteti e ka kėtė obligim pėrderisa ekzistojnė universitete tė njėjta ku mėsimi zhvillohet nė maqedonisht. Nė kėtė drejti, koha punon pėr kėrkesat e shqiptarėve.

Nė takimin me Ali Ahmetin, nė Shipkovicė, Mahi Nesimi, ka kėrkuar unitet tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve pėr shumė ēėshtje, por jo edhe pėr Preambulėn e ndryshuar. Ka paraqitur pikėpamjet rreth pakėnaqėsisė sė shqiptarėve me pranimin e njė statusi tė tillė. Kėtė e ka ilustruar me ngjarjet e vitit 199, kur ėshtė miratuar Kushtetuta aktuale dhe ka tėrhequr vėrejtjen se statusi qė propozohet pėr shqiptarėt “ėshtė mė i disfavorshėm se ai i vitit 1974”, me ēka ėshtė pajtuar edhe Ahmeti. A. Aliti, ka ndėrhyrė duke shpjeguar se Preambula e ofruar mohon autoktoninė e shqiptarėve. Tė pranishmit nuk kanė bėrė komente. Nė kėtė bashkėbisedim, njerėzit e Ahmetit, kryesisht ushtarakė tė lartė, nuk janė pėrfshirė, duke respektuar udhėheqėsin e tyre politik.

Lobi ia doli tė sigurojė edhe informatėn se me udhėheqės tė PPD-sė, tė premten ėshtė zhvilluar edhe njė takim i Ali Ahmetit, por pa njohuri tė tjera se cilėt ishin pėrfaqėsuesit e saj. Edhe kėtė herė ėshtė “analizuar situata” dhe veprimi i shqiptarėve. Kėtu nuk pėrfundojnė ndejat e kėsaj natyre, sepse tė shtunėn nė Shipkovicė ka qėndruar edhe njė garniturė tjetėr politikanėsh shqiptarė - e prijėsve tė PDK-sė. Por, si duket as kėtu nuk pėrfundojnė ecejaket e politikanėve shqiptarė nė katundin pėrmbi Tetovė. Disa personalitete politike tė PPD-sė qė janė mė kėmbėngulės nė refuzimin e variantit tė fundit tė Preambulės sėrish janė gjetur tek Ali Ahmeti, pikėrisht dje, mė 11 nėntor, duke kėrkuar prej tij gjetjen e “ēares” pėr kėtė ēėshtje. Kush - cilin do ta bindė, mbetet tė shihet gjatė ditėve qė pasojnė.

LOBI Nr. 39 - 12 Nėntor 2001

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com